Grubi: Si zëvendëskryeministër i parë, obligimi im do të jetë barazia

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënies mes bashkësive, Artan Grubi sot theksoi se ka për detyrë t’u shërbejë të gjithë qytetarëve, duke potencuar se obligimi më i rëndësishëm është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe sigurimi i barazisë së plotë dhe kohezionit për të gjithë qytetarët, MIA.

Si zëvendëskryeministër, Grubi në konferencën e sotme për shtyp sqaroi se në mënyrë aktive do të kontribuojë në zbatimin e politikave të cilat do t’i zhvillojë vlerat e shoqërisë tonë dhe marrëdhënieve ndëretnike, tolerancën, drejtësinë joselektuese, mundësi të njëjta dhe komunikim kulturor.

Theksoi edhe se do ta rritë dinamikën e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, do ta kompletojë Agjencinë për përdorimin e gjuhëve dhe Inspektoratin për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Do të bashkëpunoj me të gjithë kolegët për rritjen e cilësisë së arsimit dhe kulturës si sfera të cilat kontribuojnë për përafrimin e qytetarëve. Do të bashkëpunojmë edhe me sektorin e biznesit për mbështetje të marrëdhënieve
ndëretnike, vlerën e tolerancës dhe respektimin, përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe besim reciprok edhe në mjediset e tyre të punës që të shfrytëzohet tërë potenciali njerëzor”, ka thënë Grubi.

Si zëvendëskryetar i parë i Qeverisë kompetent për koordinim mes resorëve politikë, Grubi tha se obligim e ka të kujdeset për zbatimin edhe të Marrëveshjes së Ohrit, por edhe për kohezion të mirë dhe efikas të shoqërisë
së barabartë për të gjithë.

Në bashkëpunim me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Grubi tha se në afat sa më të shkurtër të mundshëm do të sigurojnë sistemim të të gjithë të punësuarve në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit në institucionet shtetërore.

“Do t’i pranojmë diplomat e fakulteteve të të gjithë administratorëve dhe do t’i motivojmë që ta shpërblejnë veten dhe ardhmërinë e tyre ta shohin dhe ta ndërtojnë në vendin tonë. Do të fillojmë t’i monitorojmë reformat e nevojshme për barazi të plotë të qytetarëve, duke e përfshirë edhe drejtësinë joselektuese përmes vetingut”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk mund të ekzistojë një drejtësi për njërin dhe një tjetër për tjetrin.

Ai shtoi se zëri i çdo qytetarit është zë për paqe, stabilitet, orientim euroatlantik të vendit, udhëheqje të suksesshme me krizën ekonomike shëndetësore për rilindjen e ekonomisë vendore për vende të reja dhe mirë të paguara të punës, për shtet juridik jo selektues dhe veting për të gjithë , për mjedis të pastër dhe të shëndetshëm jetësor, për infrastrukturë funksionale për kulturë sipas imazhit të kulturës evropiane dhe për arsim të cilët gjeneratat e reja i përgatisin për një të tashme më të mirë dhe një të ardhme më të mirë.

“Si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënie mes bashkësive së bashku me bashkëpunëtorët para nesh kemi një detyrë për ta zbatuar agjendën për të cilën jemi të obliguar para qytetarëve me përpjekjet tona maksimale përmes zbatimit efektiv të rezultateve më të mira të mundshme. E tërë kjo së bashku me kapitullin e partneritetit të sinqertë dhe konsensualitet e bënë këtë Qeveri të qëndrueshme dhe të fuqishme, bënë që kjo Qeveri ta paraqesë tërë shoqërinë tonë me të gjitha karakteristikat tona”, ka thënë Grubi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button