Rrëshqitje dheu në Nepal, 6 të vdekur dhe 26 të zhdukur

Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe reshjeve të dendura në Nepal kanë humbur jetën 6 persona ndërsa 26 të tjerë janë zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga qeveria e Nepalit thuhet se shirat kanë shkaktuar përmbytje në 3 fshatra, 120 kilometra në lindje të kryeqytetit Katmandu.

Në punimet e shpëtimit të filluara në rajonin ku shtëpitë kanë mbetur nën dhe u gjetën trupat e pajetë të 6 personave dhe 26 të tjerë janë të zhdukur.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme thuhet se ka arritur në 351 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të shirave intensive këtë vit në vend.

Shirat e rrëmbyeshëm në vend përfundojnë në muajin shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button