Inovacione, masa të reja dhe 200 milionë euro mbështetje për bujqësi bashkëkohore, të qëndrueshme dhe konkurruese, paralajmëron Qeveria

Inovacione, modernizim, rritje të prodhimit dhe konkurrencës. Këto janë segmentet kyçe ku do të fokusohet politika bujqësore qeveritare në katër vitet e ardhshme, transmeton MIA.

Siç theksojnë nga Qeveria në programin për punë 2020-2024, qëllimi është krijimi i bujqësisë bashkëkohore dhe të qëndrueshme e cila do të sigurojë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor për nevojat e shtëpisë, por edhe prodhim me vlerë të shtuar e cila do të plasohet dhe do të njihet në tregjet e huaja.

Mbështetja direkte vjetore është projektuar në 200 milionë euro, ndërsa pesha e politikave do të orientohet në fermat familjare, komerciale si dhe specializimin e tyre për bujqësi me cilësi të lartë, organike dhe tradicionale.

Qeveria në dokumentin potencon se radikalisht do të rriten investimet në kapitalin njerëzor dhe se do të investohet në infrastrukturë rurale dhe në të ashtuquajtura fshatra të mençur si dhe do të formohet fond intervent në pjesën e pagesave të drejtpërdrejta.

Do të nxitet edhe prodhimi i dakorduar, ndërsa do të rritet edhe subvencionimi i “naftës së gjelbër” me tendencë të arrijë 100 për qind deri në fund të vitit 2024.

Janë paraparë edhe pako masash për marketing të prodhimeve vendore bujqësore me qëllim të sigurohet plasman i sigurt, çmime fer dhe korrekte.

“Bujqësia dhe prodhimi i ushqimit janë shansi jonë për sukses. Pandemia e kovidit edhe më shumë e ka theksuar nevojën popullata të sigurohet me ushqim të shëndetshëm, të sigurt, cilësor dhe të llojllojshëm nga prodhimi vendor. Përmes sigurimit të ushqimit të mjaftueshëm dhe të sigurt, krijimin e prodhimeve me vlerë të shtuar dhe plasman të tregjeve të jashtme, mundësohet edhe standard më i mirë jetësor i bujkut, ndërsa me këtë edhe të gjithë shoqërisë”, qëndron në Program.

Qeveria madje paralajmëron edhe pagesën e mbështetjes së drejtpërdrejtë: 30 për qind të lartësisë së masave bazë, 30 ditë pas aplikimit dhe 70 për qind sipas kalendarit të pagesës. Kalendari do të rregullohet me ligj që fermerët të dinë saktësisht kur mund të presin mjetet.

“Aktivitetet për zhvillimin e bujqësisë do të orientohen në aftësimin për marrëdhënie konkurruese dhe kjo arrihet vetëm duke prodhuar produkte me cilësi të lartë dhe të sigurt dhe me çmim konkurrues. Mbështetja financiare
vjetore prej 200 milionë euro është për politikën agrare që synon krijimin e kushteve të qëndrueshmërisë së fermave bujqësore të cilat do të angazhohen të rrisin prodhimin, cilësinë e produktit, mbrojtjen e mjedisit jetësor, sigurinë e ushqimit, mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe drejt bujqësisë bashkëkohore dhe konkurruese dhe produkteve me vlerë të shtuar”, qëndron në dokument.

Programi 2020 – 2024 në segmentin e bujqësisë paralajmëron nxitjen e prodhimit të dakorduar, përcaktimin e çmimit të prodhimit të produkteve bujqësore individuale, mbështetjen për marrjen e certifikatës Global GAP dhe
pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare dhe manifestime të brendshme, uljen e shpenzimeve dhe kohës për lëshimin në prodhim të ushqimit me pretendime shëndetësore, ushqim për qëllime të posaçme, nxitje të konsumit të frutave dhe perimeve të freskëta nga prodhimi vendor si dhe stimulimin e prodhimit të kulturave të reja bujqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button