Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diel dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët mesatare, ndërsa në Luginën e Vardarit erë kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej tetë deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimalja prej 28 deri në 34 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla dhe me erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në 15, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë.

Nga e hëna do të ketë rritje të kohëpaskohshme të vranësirave dhe ulje të lehtë të temperaturës së ditës.

Të enjten pasdite pritet jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button