Berlini paralajmëroi Londrën për pasojat ekonomike në rast të një “no deal”

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz paralajmëroi sot Britaninë e Madhe kundër pasojave të një dështimi të negociatave me BE-në mbi një marrëveshje tregtare pas Brexit.

Një situatë aspak e rregulluar do të kishte pasoja shumë domethënëse për ekonominë britanike”, theksoi ai në një konferencë shtypi, në përfundim të një takimi të ministrave të Financave të BE-së, transmeton ATSH.

Nga ana tjetër, ai pret që Europa të jetë në gjendje të mpërballet me të dhe pas përgatitjeve që janë bërë tashmë.

Ministri gjerman, konfirmoi gjithashtu se ende shpresonte që bisedimet me Londrën do të arrijnë një rezultat të mirë.

Ndërsa komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike, Paolo Gentiloni, gjithashtu i pranishëm në Berlin, deklaroi se ishte në Londër për të rivendosur besimin me BE.

“Në të gjitha rastet ne jemi përgatitur për t’i bërë ballë çdo rezultati negativ të jashtëzakonshëm të këtyre diskutimeve”, shtoi ish-kryeministri italian.

Pas daljes zyrtare të Britanisë së Madhe nga BE më 31 janar, britanikët dhe Bashkimi Europian filluan negociatat për marrëdhënien e ardhshme tregtare dhe të sigurisë.

Por bisedimet kanë ngecur për muaj me radhë dhe marrëveshja tregtare midis dy palëve, e cila duhet të shmangë rivendosjen e tarifave, duket e vështirë për t’u arritur.

Ndërkohë që këto përpjekje për të shmangur një “no deal” më 1 janar mbeten të bllokuara, Londra fajësoi Brukseli për origjinën e mosmarrëveshjeve që kanë përkeqësuar javën e kaluar një seancë tjetër negociatash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button