Këshilli i Evropës, organi strategjik i BE-së

Kur bisedojmë për Këshillin Evropian gjithnjë na shkon mendja tek konferencat e burokratëve europianë të cilët vendosin për fatin e zgjerimit apo fillimit të negociatave me qeveritë e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Konkretisht Këshilli i Evropës nuk ka fuqi legjislative, ai është një organ strategjik i BE-së. Pas rezultatit të referendumit në Britani në vitin 2016, ishte Londra që njoftoi zyrtarisht Këshillin Evropian për qëllimin për t’u larguar nga BE-ja. Pas Samitit të Kopenhagës në dhjetor të vitit 1973, i cili parashikoi që samitet të mbaheshin kurdoherë që ishte e nevojshme, Samiti i Parisit në dhjetor të vitit 1974, i organizuar nga Presidenti Valery Giscard d’Estaing, krijoi në fakt Këshillin Evropian. Këshilli i ri Evropian mblidhet për herë të parë në mars të vitit 1975 në Dublin. Shkurt për lexuesit tanë, Këshilli Evropian është themeluar në vitin 1974, në vitin 1992 e merr statusin zyrtar, ndërsa nga vitit 2009 është institucioni zyrtar i BE-së.

Këshilli Evropian i Luksemburgut– ky Këshill arriti një marrëveshje politike që hap rrugën për miratimin e Aktit të Vetëm Evropian. Më vitin 1987 mirratohet Akti i vetëm Evropian. Akti i Vetëm Evropian ose në gjuhën angleze (VSM) krijon tregun e brendshëm, i cili siguron lëvizjen e lirë të mallrave, personave, shërbimeve dhe kapitalit. Ai zgjeron përdorimin e votimit të shumicës së kualifikuar për vendimmarrje brenda Këshillit Evropian. Ndërsa në vitin 1985, Marrëveshja e Shengenit për eliminimin e kontrolleve kufitare nënshkruhet nga Belgjika, Gjermania, Franca, Luksemburgu dhe Hollanda. Marrëveshja e Shengenit gradualisht i lejoi qytetarët të udhëtojnë pa kontrolluar pasaportat e tyre në kufijtë e brendshëm. Zbatimi i Marrëveshjes së Shengenit fillon më vonë, në vitin 1995.

Procesi i vendimmarrjes në Këshillin Evropian. Akti i Vetëm Evropian gjithashtu i jep Këshillit Evropian një bazë ligjore, duke zyrtarizuar takimet e krerëve të shteteve. Këshilli Evropian miratoi krijimin e “Eurogrupit”, një organ jo-formal që bashkon ministrat e financave të vendeve, monedha e të cilave është euro. Takimi i parë i Eurogrupit është mbajtur më 4 qershor të vitit 1998 në Chateau de Senningen në Luksemburg. Që nga tetori i vitit 2003, të gjitha takimet zyrtare të Këshillit Evropian zhvillohen në Bruksel. Deklarata e 22-të e Traktatit të Nicës thotë se të gjitha takimet e Këshillit Evropian duhet të mbahen në Bruksel.

Traktati i Lisbonës hyri në fuqi, duke reformuar strukturën e BE-së dhe mënyrën në të cilën funksionon unioni dhe kështu Këshilli Evropian bëhet një institucion i plotë me Presidentin e tij. Më parë, Këshilli Evropian ishte një organ jo-formal. Mirëpo me kohë, Këshilli Evropian përcaktoi drejtimin dhe përparësitë e përgjithshme politike të BE-së. KE përcakton politikat e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke marrë parasysh interesat strategjike të BE-së dhe implikimet e saj në fushë e mbrojtjes. Emëron kandidatë për role të caktuara të nivelit të lartë të BE-së.

Megjithatë duket kuptuar se Këshilli i Evropës nuk është një nga institucionet ligjvënëse të BE-së, kështu që nuk negocion ose miraton ligjet e BE-së. Në vend të kësaj, ajo përcakton agjendën e politikave të BE-së, tradicionalisht duke miratuar ‘konkluzione’ gjatë takimeve të Këshillit Evropian të cilat identifikojnë çështjet shqetësuese dhe veprimet për t’u ndërmarrë. Anëtarët e Këshillit Evropian janë kryetarët e shteteve ose qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së, Presidenti i Këshillit Evropian dhe Presidenti i Komisionit Evropian.

 

President i Komisionit Evropian është Çarles Majkëll. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë gjithashtu merr pjesë në takimet e Këshillit Evropian kur diskutohen çështjet e jashtme. Procesi i vendimmarrjes: Këshilli Evropian më së shumti i merr vendimet me konsensus. Sidoqoftë, në raste të caktuara specifike të përshkruara në traktatet e BE, ai vendos me unanimitet ose me shumicë të cilësuar.

Presidenti zgjidhet nga vetë Këshilli Evropian për një mandat me dy vjet e gjysëm (2/5) me një herë të rinovueshëm. Ndër të tjera, presidenti përfaqëson BE-në në botën e jashtme. Zakonisht mblidhet 4 herë në vit dhe vetëm krerët e shteteve dhe qeverive mund të votojnë. Presidenti duhet t’i raportojë Parlamentit Evropian pas çdo takimi të Këshillit Evropian.

Për të qartësuar Këshillin Evropian me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian e cila është përgjegjëse për funksionimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, ose ndryshe dhoma e sipërme e legjislaturës së BE. Këshilli rrotullohet midis vendeve anëtare të BE për çdo gjashtë muaj.

Tri presidenca të njëpasnjëshme në gjuhën e Brukselit njihen si treshet e presidencës. Treshja aktuale (2020-2021) përbëhet nga Gjermania (korrik – dhjetor 2020), Portugalia (janar – qershor 2021) dhe Sllovenia (korrik – dhjetor 2021).

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button