Gjithnjë e më shumë investime në menaxhimin e ujërave të zeza, nevojiten edhe më shumë për të pasur ujëra të pastër (infograf)

Investimet në menaxhimin e ujërave të ndotura në vend po rriten gradualisht viteve të fundit, por ambientalistët dhe OJQ-të theksojnë se që të kemi ujëra të pastër në lumenj dhe liqene nevojiten shumë më tepër investime në periudhën e ardhshme me çka do të mundësohet kthimi i biodiversitetit të zhdukur, leje për larje të qytetarëve dhe mundësia për ujitje të sipërfaqeve bujqësore.

Sipas Entit shtetëror të së statistikave, investimet e përgjithshëm në mbrojtjen e mjedisit jetësor në pjesën e menaxhimit të ujërave të zeza vitin e kaluar kanë arritur 34.6 milionë euro, që është 21.2 milion euro më shumë krahasuar me vitin 2018. Në këtë shumë janë përfshirë investimet në fondet për mbrojtje të mjedisit jetësor nga industria, por edhe nga shteti dhe qeveritë lokale.

Përveç instalimit të filtrave nga objektet industriale, në shumën përfundimtare janë përfshirë edhe ndërtimet e impianteve për trajtim të ujërave të zeza dhe masa të tjera që i ndërmarrin shteti dhe komunat për të rritur cilësinë e ujërave në lumenjtë dhe liqenet. Sipas të dhënave aktuale të Qendrës për shëndet publik-Shkup, vetëm në rajonin e Shkupit lumenjtë Vardar, Treska, Lepenci dhe Pçinja janë në klasën më të ulët të sigurisë së ujit, si në aspektin kimik ashtu edhe atë bakteriologjik.

Projekti “Water4Change”, të cilin e drejtojnë entuziastë të rinj nga organizata Global Shapers Skopje Hub, thonë se asnjë vendbanim duke e përfshirë edhe kryeqytetin, në rrjedhën e sipërme të lumit Vardar, nuk ka impiant për trajtimin e ujërave të zeza,.

” Në ujërat e lumit Vardar janë zbuluar përqendrime të rritura të nitrateve, gjë që tregon ujërat zeza komunale (kanalizimi), mbeturinat e fermave dhe kimikatet e përdorura në ushqimin e bimëve me minerale që janë si shkaqe kryesore të ndotjes”, theksojnë Water4Change në një deklaratë në fushatën e tyre për edukimin e qytetarëve rreth situatës reale në të cilën gjenden ujërat në vendin tonë.

“Meta.mk” në periudhën e kaluar ka botuar një sërë artikujsh për cilësinë e dobët të ujit në lumenjtë dhe liqenet tona. Sipas Direktivës së BE për Ujërat e Zeza, secili shtet anëtar duhet të ndërtojë impiante të trajtimit të ujërave të ndotura për vendbanimet me një popullsi prej më shumë se 15.000. Nëse dëshiron të anëtarësohet në BE, vendi ynë duhet të plotësojë këtë kriter.

Deri më tani, Maqedonia ka arritur të ndërtojë objekte të tilla infrastrukturore në Kumanovë, Berovë, Strumicë, Radovish, Kërçovë, Gjevgjeli, Prilep dhe Koçan. Sipas vlerësimeve të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, ndërtimi i impiantit për trajtim të ujërave të zeza në Shkup, si objekti më i madh i këtij lloji në vend, do të fillojë të ndërtohet kah fundi i vitit 2021.  Në periudhën tjetër, objekt identik është planifikuar të ndërtohet në Tetovë dhe Manastir, si dhe në disa komuna të tjera më të mëdha në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button