Kurc tha “jo” për emigrantët nga kampi i djegur Moria në Lezbos

Kancelari austriak Sebastijan Kurc nuk lejon që Austria të pranojë refugjatë nga kampi i djegur i refugjatëve Moria në ishullin grek Lezbos.

Në video mesazhin të publikuar në Fejsbuk, Kurc theksoi se nuk mund ta pranojë sistemin e padenjë për njerëzimin nga viti 2015, kur filloi kriza e emigrantëve.

Ai paralajmëroi se Austria do të ndihmojë në vetë vendin që të sigurohet furnizim i denjë me njerëz, transmeton MIA.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për Morian, por edhe për vende të tjera në botë, të cilat nuk janë në focus të interesit publik”, tha Kurc.

Ai theksoi se do të angazhohet për qasje të unifikuar në nivel të BE-së.

“Ajo që nuk na duhet është politika simbolike”, nënvizoi Kurc, duke aluduar në iniciativën gjermane-franceze për pranimin e fëmijëve dhe të rinjve nga logori Moria.

Sipas tij, është e nevojshme mbështetje për rajonet e prekura, perspektivën ekonomike për kontinentin afrikan dhe mbrojtjen efektive të kufirit të jashtëm të BE-së.

Kurc në video mesazhin mohoi se Austria nuk bën asgjë për refugjatët. Ai përkujtoi se Austria sivjet ka pranuar 3.700 fëmijë që është rreth 100 fëmijë në javë, të cilët morën vendim pozitiv për azil. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button