Vetëvendosje: Hoti e zhbëri kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

 Shefi i grupit të deputetëve të partisë opozitare të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje (VV), Rexhep Selimi, deklaroi se me nënshkrimin e marrëveshjes së fundit me Serbinë në Uashington, kryeministri Avdulla Hoti e ka zhbëri kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas Selimit, me marrëveshjen për stabilizim ekonomik, që e nënshkroi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të SHBA-së Donald Tramp, Hoti ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës.

“Kosova ka tre lloje të kufijve. Ato me shtetet të cilat e njohin. Kategoria e dytë janë kufijtë, gjegjësisht pikat kufitare të cilat e ndajnë Kosovën dhe Serbinë dhe e treta është tani kufiri i veçantë, ai në Merdare, në të cilin referohen si në pikën e përbashkët. Pranimi i zhbërjes së kufirit paraqet shkelje të rëndë të Kushtetutës nga ana e Hotit”, deklaroi Selimi në konferencën e sotme për shtyp.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Xhelal Sveçlla u përqendrua në ringjalljen e paralajmëruar të Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, duke porositur se VV-ja nuk do të lejojë të ndodh kjo.

Marrëveshja për formimin e Asociacionit, të nënshkruar në vitin 2015 në Bruksel, sipas Sveçllës është i dëmshëm për shtetin dhe kontestues nga Gjykata kushtetuese e Kosovës.

“Jo vetëm që është kundër kushtetues, por është edhe i pazbatueshëm. Tërë populli e din se ajo marrëveshje është e dëmshme dhe ne do ta mbrojmë vendimin e Gjykatës kushtetuese nga secili, madje edhe nga Hoti”, porositi Sveçlla.

Kryeministri i Kosovës, Hoti, pas raundit të fundit të negociatave me palën serbe, që këtë javë u mbajtën në Bruksel, paralajmëroi se së shpejti do të inkuadrojnë ndaj realizimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje në vitin 2015 shkaktoi reagime të ashpra të VV-së dhe protesta të mëdha të ithtarëve të partisë së kryesuar nga Albin Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button