RMV, 4 persona me KOVID-19 ndërruan jetë – 140 raste të reja

Në 24 orët e fundit janë infektuar 140 persona me KOVID-19, 4 të tjerë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 134 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 15.694, të shëruarve në 13.128, ndërkaq të vdekurve në 646. Për momentin në RMV ka 1.920 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Katër  persona kanë ndërruar jetë, një pacient nga Prilepi (71), nga Tetova (73), nga Gostivari (63) dhe një pacient nga Shkupi (64)”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 43
  • Kumanovë 10
  • Dibër 3
  • Shtypje 4
  • Prilepi 9
  • Tetovë 12
  • Strugë 7
  • Veles 2
  • Manastir 3
  • Ohër 1
  • Kavadar 3
  • Gostivar 9
  • Gjevgjeli 2
  • Strumicë 11
  • Kriva Palanka 1
  • Radovish 2
  • Koçani 5
  • Makedonski Brod 1
  • Vinicë 3
  • Delçevë 2
  • Sveti Nikole 3
  • Kërçovë 2
  • Resnje 2

Të shëruarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 66
  • Kumanovë 8
  • Shtip 9
  • Prilep 7
  • Tetovë 8
  • Veles 3
  • Manastir 3
  • Ohër 1
  • Gostivar 8
  • Gjevgjeli 1
  • Strumicë 1
  • Koçani 2
  • Probistip 2
  • Makedonski Brod 3
  • Pehçevo 1
  • Delçevë 5
  • Sveti Nikole 5
  • Negotinë 1

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.507 teste për KOVID-19, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 164.639 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button