Fauçi sërish nuk pajtohet me vlerësimin e Trampit për krizën me koronavirusin

Eksperti i përgjithshëm për sëmundje infektive të Qeverisë amerikane, Entoni Fauçi, dje deklaroi se nuk pajtohet me vlerësimin e presidentit Donald Tramp se SHBA-ja e kaloi më të keqen me pandeminë e koronavirusit, duke deklaruar se të dhënat statistikore janë shqetësuese.

Drejtori i Institutit kombëtar për alergji dhe sëmundje infektive, tha se në SHBA sezoni i grupit fillon me rreth 40.000 raste të reja në ditë, ndërsa numri i rasteve të vdekjes mesatarisht arrin rreth 1.000 në ditë, transmetojnë mediumet amerikane, transmeton MIA.

Tramp, i cili pranoi se e ka ulur seriozitetin e virusit pasi është shfaqur në fillim të këtij viti zgjedhor presidencial, të enjten tha se beson se kriza në SHBA po kalon.

Për të është shumë me rëndësi të ulet shkalla e infeksionit para sezonit të vjeshtës dhe të dimrit, kur njerëzit do të kalojnë më shumë kohë në hapësira të mbyllura.

I pyetur për tubimet në ambient të hapur Fauçi tha se edhe ato janë “absolutisht” të rrezikshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button