34 vjeçari nga Shkupi u arrestua në Aeroportin e Shkupit

Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit u arrestua një 34 vjeçar nga Shkupi. Nga Ministria e punëve të brendshme njoftojnë se personi në fjalë u ndalua pasi qe ai ishte i regjistruar me masën “arrestim” nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

“Më 11.09.2020 në 20.30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit arrestohet një 34 vjeçar nga Shkupi. Pas kontrollit të pasaportës dhe kontrolleve operative, vërtetohet se ai ishte regjistruar me masën “arrestime”, me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup-1. Ai u privua nga liria dhe iu dorëzua oficerëve të policisë për shoqërim në Burgun e Idrizovës”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button