KRRE: Kërkesa e përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së është arkivuar me procedurë standarde

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit kumtoi se kërkesa e shkruar që deri te ato e dorëzuan përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së gjatë protestës së sotme është arkivuar me procedurë standarde sikur edhe për të gjithë personat fizik dhe juridik.

“Për shkak të gjendjes me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe të punësuarve, KRRE që nga marsi i vitit 2020 vendosi protokoll për punë në të cilën, mes tjerash, shkrimet dorëzohen në një kuti të izoluar në hyrje të KRRE-së. Në lidhje me kërkesën e dorëzuar ishte vepruar sipas protokollit të vendosur Shëndeti i qytetarëve dhe siguria e të punësuarve gjatë pandemisë është parakusht i rëndësishëm për funksionimin e institucionit dhe për atë trajtimi i kërkesës së sotme të VMRO-DPMNE-së është i njëjtë sikur edhe për të gjithë personat juridik dhe fizik të cilët drejtohen deri te KRRE”, citojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, njofton MIA.

Prej atje plotësojnë se edhe krahas presioneve të protestave politike, vazhdojnë të punojnë me përkushtim dhe kapacitet të plotë duke u udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies dhe do të mbijetojë në pavarësinë e saj të konfirmuar nga Bashkësia Energjetike Evropiane.

E vendosin në kontroll të opinionit analizën dhe i riafirmojnë citimet nga Bashkësia Energjetike Evropiane me të cilat, citojnë, KRRE merr mendim pozitiv që ta fitojë statusin e vëzhguesit në Agjencinë për bashkëpunim të rregullatorëve energjetik (ACER-Agency for the Cooperation of Energy Regulators) sepse i ka plotësuar obligimet dhe kushtet e pakos së tretë energjetike.

Me bllokadë njëorëshe të udhëkryqit dhe rrugëve hyrëse para KRRE-së, VMRO-DPMNE sot sërish kërkoi nga pushteti t’i pranojë kërkesat e tyre – kthim të çmimit të vjetër të energjisë elektrike dhe dorëheqje të anëtarëve të KRRE-së.

Nënkryetari i partisë Vllado Misajllovski, tha se kanë bërë përpjekje, por kërkesat nuk kanë mundur t’i dorëzojnë deri te KRRE sepse janë pritur me derë të mbyllur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button