Shqipëri, 3 të vdekur dhe 161 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 161 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe 3 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka konfirmuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur gjithsej në 11.021 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në 327.

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 97 qytetarë, duke e çuar në gjithsej 6.443 numrin e të shëruarve dhe aktualisht raste aktive janë 4.251.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 72.155 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button