fbpx

As nuk është e vërtetë që vaksina kundër poliomelitit është e Bill Gates-it, as që KB ka pranuar që është e dëmshme

Imunizimi global, i cili konsiderohet i suksesshëm në trajtimin e virusit të poliomielitit për shkak të rasteve sporadike të paralizës tek fëmijët pasi kanë marrë vaksinën dyvalente në mënyrë orale në Afrikë, është përdorur për të përhapur lajme të rreme që përmbajnë manipulime rreth vaksinave, të ndjekura nga teori të konspiracionit, shkruan Vërtetmatësi.

Një postim me një foto të fëmijëve dhe një titull që thotë se “vaksina e poliomielitit e Bill Gates” është e dëmshme dhe se “është pranuar nga Kombet e Bashkuara”, u publikua në faqen e Facebook-ut “Opushteno”, duke manipuluar me informacione në lidhje me këtë vaksinë dhe rreth infeksionit.

Titulli i tekstit që është transmetuar nga portali i paidentifikuar (The News) “Lajme” thotë:

KB ka pranuar që vaksinat e Gates jo vetëm që na kurojnë, por shkaktuan një epidemi të paralizës së fëmijëve në Afrikë!

Lajmi është një ritregim i një deklarate nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të 1 shtatorit të këtij viti, në të cilën lajmi kryesor ishte se autoritetet shëndetësore sudaneze raportuan në gusht se dy fëmijë që kishin marrë tashmë një dozë të vaksinës së viruseve polio ( që janë tre), u është zbuluar paraliza në Mars dhe Prill të vitit 2020.

Sipas OBSH-së, virusi u zbulua të ishte gjenotipiki njëjtë me virusin që qarkullon në Çad (poliomieliti i tipit 2) dhe se në 2019 dhe 2020 u identifikuan 11 raste shumë të ngjashme në vende të ndryshme të Sudanit, duke e çuar totalin në 13 raste në vend, ndërsa, sipas të dhënave të tjera, 172 raste janë regjistruar në të gjithë Afrikën në vitin 2020. Ky është lajmi kryesor nga OBSH.

Ky lajm, i përshtatur në një mënyrë spekulative, u botua fillimisht nga faqja 21st Century Wire, (për themeluesin e saj, historia dhe besueshmëria mund të lexohet këtu dhe këtu), dhe më pas ritregohet nga blogu Kolozheg info, dhe i njëjti ritregim është marrë nga portali i panjohur The News (Lajme) dhe prej andej përfundoi si një postim në faqen e “Opushteno”. Titulli i pavërtetë në gjuhën maqedonase, në fakt, është një përkthim nga faqja 21st Century Wire.

Lajmet si kjo duhet të bindin lexuesit se poliomieliti po përhapet në Afrikë për shkak të vaksinave me rrugë orale “të Bill Gates”

FAKTE RRETH VAKSINAVE KUNDËR POLIOMIELITIT DHE SËMUNDJES 

Faktet janë si më poshtë:

Poliomieliti si një sëmundje virale për të cilën nuk ka shërim, pas një dekade të gjatë fushate globale nga OBSH dhe nga institucionet dhe organizatat të tjera në botë, konsiderohet një sëmundje globalisht e zhdukur, pas dhënies së vaksinë në formë të detyrueshme ose me fushatë. Nga mbi 320 mijë raste në 1988, në vitin 2017 u raportuan vetëm 22 raste të përhapjes së pakontrolluar të poliomielitit, edhe pse përkundër këtij informacioni, OBSH paralajmëron se në tre vende (Pakistan, Afganistan dhe Nigeri), përhapja e këtij virusi shumë ngjitës nuk është parandaluar kurrë. Evropa ka qenë një kontinent pa poliomielit që nga viti 2002.

Afrika në përgjithësi është shpallur fituese ndaj poliomelitit vetëm një javë para se të zbuloheshin raste të reja sporadike të fëmijëve të infektuar në Sudan.

Ekzistojnë dy lloje të vaksinave të poliomelitit për fëmijë. Bëhet fjalë për një polivirus të inaktivizuar (i vdekur) që jepet me injeksion në doza të shumëfishta (IPV) dhe polivirus i gjallë që jepet në formë orale, d.m.th. vaksina orale e poliomielitit oral OPV (shih këtu në pjesën Vaksinimi). Të dy vaksinat u shpikën dekada më parë, IPV në 1950 dhe OPV u licensua në 1962. Shumica e vendeve të industrializuara përdorin vaksinën IPV, ndërsa OPV, sepse është shumë më e lirë dhe më e lehtë për tu administruar, jepet në numër të madh në pjesët më pak të zhvilluara të botës për të zhdukur sëmundjen.

Fondacioni Bill & Melinda Gates janë dhurues të rëndësishëm me rreth 30 përqind të Nismës Globale të Zhdukjes së Poliomielitit (GPIE), e formuar pas vitit 1988, pasi OBSH filloi një fushatë globale të poliomielitit. GPIE është në thelb një partneritet publik-privat që përfshin rreth 200 vende të botës, me 6 partnerë kryesorë (OBSH, CDC e SHBA-ve, UNICEF, Rotary International, Aleanca GAVI për Lehtësimin e qasje deri te vaksinat për fëmijë dhe Fondacioni Bill & Melinda Gates) .

Vaksina OPV, sipas literaturës profesionale, ka shumë përparësi, ndërsa rastet e efekteve negative janë jashtëzakonisht të rralla, si paraqitja e paralizës ose mutacionit të virusit të futur përmes vaksinimit oral, dhe përhapja në zonat ku kushtet higjieno-sanitare janë të dobëta, akoma nuk janë arsye e mjaftueshme që një numër i vendeve të botë të ndërpresin këtë metodë të imunizimit. Sidoqoftë, nën kujdesin e OBSH-së, shumica e vendeve që përdorin OPV kanë pranuar rekomandimin për heqjen e plotë të vaksinës OPV , i cili bëhet përmes një tranzicioni të fazës së ndërmjetme nga vaksina trivalente në dyvalente me të cilin imunizohet kundër poliomielitit të tipit 1 dhe tipit 3. Procesi filloi në Prill 2016, dhe duhet të përfundojë me një kalim të plotë ose të kthehet vetëm në metodën IPV të imunizimit, sa më shpejt që të përcaktohet se nuk ka më një përhapje natyrore të virusit në botë. Deri në atë kohë, rekomandohet për vendet që ende po luftojnë poliomielitin, një vaksinë dyvalente, eventualisht e kombinuar me një dozë të vetme të IPV nëse regjistrojnë një numër në rritje të rasteve.

Vaksina IPV, me virus të inaktivizuar, ndryshe nga OPV, mbron nga të tre llojet e virusit të poliomielitit, por konsiderohet të jetë më e dobët në zhvillimin e antitrupave dhe më pak efektive kur bëhet fjalë për përhapjen e virusit përmes rrugëve fekale ose orale ( këtu, f.q2 )

Republika e Maqedonisë Veriore ka përfshirë prej kohësh vaksinimin kundër poliomelitit si të detyrueshëm dhe bëhet në intervale të ndryshme si një vaksinë themelore plus rivaksinim, së fundmi së bashku me vaksinat e tjera në moshën parashkollore dhe shkollore deri në 14 vjeç ( shih këtu). Në vend përdoret vetëm mënyra IPV e imunizimit ose vaksina IPV.

* * *

Duke pasur parasysh të gjitha faktet e mësipërme, është mjaft e qartë që postimi në faqen e Facebook-ut të “Opushteni” është një postim që përmban manipulim dhe lajme të rreme në lidhje me vaksinën e poliomielitit, “pronë” e Bill Gates dhe për pikëpamjet e OBSH-së. Postimi në gjuhën maqedonase është shpërndarë 118 herë dhe ka rreth 70 pëlqime dhe sipas komenteve nën aksione, ai përhap teori konspirative anti-vaksinimi, të cilat kontribuojnë në rrezikimin e shëndetit publik.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close