U bllokua komunikacioni në Tetovë nga protestat kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

Në Tetovë sonte u mbajtën bllokada të komunikacionit në rrugët dhe bulevardet e qytetit nga ana e iniciativës “Mjaft më” në shenjë pakënaqësia nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, transmeton MIA.

Në tre vende prej orës 18:00 anëtarët e iniciativës dhe qytetarë bllokuan tre udhëkryqe – rrethrrotullimin te Monopoli, rrethrrotullimin  në bulevardet Ilinden dhe Video Smilevski-Bato (drejt Gostivarit) dhe rrethrrotullimin  te stadiumi. Bllokadat kanë zgjatur 45 minuta.

“Qytetarët kërkojnë çmim më të ulët të energjisë elektrike për 46 për qind, heqje të komisionit  rregullator, të zvogëlohet TVSH-ja prej 18 në 5 për qind dhe të formohet  organ arbitrar i pavarur i cili do të verifikojë  cilësi të shërbimeve dhe i adreson  lëvdatat e qytetarëve nga kompanitë energjetike”, potencuan nga bordi organizues.

Kjo është hera e gjashtë që organizohen protesta publike dhe tubime në Tetovë në të cilat shprehet revolta e çmimeve të rritura të energjisë elektrike.

Lexo edhe këtu:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button