Dy futbollistët shqiptar kalojnë në futbollin kroat

Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi dy talentët e Skënderbeut janë transferuar zyrtarisht në kampionatin kroat duke bërë hapin cilësor në karrierë, transmeton SS. Për 3 sezonet e ardhshme dy talentet do të luajnë me Varazdin klub që militon në elitën e futbollit kroat dhe në 3 javët e para të kampionatit ka grumbulluar 4 pikë.

Kanë rënë poshtë pistat Sturm Graz dhe Boavista për dy futbollistët, me presidentin Ardjan Takaj që i ka lënë të lirë të largohen për te Varazdin pa fituar asgjë për momentin por Skënderbeu ka ruajtur përqindje të kartonit të dy futbollistëve dhe në rast shpërthimi me kroatët e Varazdin, korçarët do të fitojnë shifra të larta në rast rishitjeje në të ardhmen.

Takaj ka shumë besim se Pëllumbi dhe Elezi do të shkëlqejnë në Kroaci ashtu siç kanë bërë edhe shqiptarët e tjerë që janë transferuar aty nga kampionati shqiptar si për shembull Uzuni dhe shpreson të fitojë shifra të larta në të ardhmen nga shitja e tyre. Panorama Sport ka siguruar edhe foto të lojtarëve duke firmosur me Varazdin dhe duke pozuar me fanellën e klubit të tyre të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button