Varhelyi: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të punojnë mbi reformat

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi mbajti një fjalim në Romë mbi metodologjinë e rishikuar dhe politikat e zgjerimit, ku u përmendën edhe rezultatet e deritanishme të Shqipërisë në kushtet e vendosura nga BE, transmeton Portalb.mk.

“Për sa i përket shtyllës së parë, metodologjia e rishikuar e zgjerimit bazohet në katër parime kryesore, të cilat duhet të jenë në funksion të vendeve që priten të anëtarësohen në BE edhe vendeve anëtare. Besueshmëria, drejtimi politik, parashikueshmëria dhe dinamizmi”, ka thënë Varhelyi.

Komisioneri i BE ka përmendur si shtylle të dytë të metodologjisë, hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duke shprehur dëshirën që negociatat zyrtare me dy dy vendt të nisin përpara fundit të këtij viti, nën drejtimin e presidencën gjermane.

“Paralelisht me këtë, si shtyllë e dytë është hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pasi drejtuesit e Këshillit Europian dhanë dritën jeshile, Komisioni propozoi drafte në kuadër të negociatave për të drejtuar bisedimet. Këshilli tani po i diskuton këto propozime dhe pasi të bien dakord, do të mblidhen konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të filluar zyrtarisht negociatat. Do të me pëlqente që kjo të ndodhte para fundit të këtij viti, nën drejtimin e presidencës gjermane”, është shprehur Komisioneri Varhelyi.

Komisioneri shtoi se pritej që të dy vendet të vazhdojnë të punojnë mbi reformat e BE-së.

“Shqipëria tani duhet të vazhdojë të punojë mbi arritjet e fundit në fushën e sundimit të ligjit, gjyqësorit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nevojitet gjithashtu progres në adresimin e fenomenit të kërkesa të pabazuara për azil, ku tashmë janë arritur rezultate të mira. Ne e mirëpresim reformën elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, e cila u miratua në parlament para pushimeve të verës. Është shumë e rëndësishme të sigurohet zbatimi i saj në bashkëpunim me të gjitha partitë politike. Deri më tani janë arritur rezultate të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë edhe kultivimin dhe trafikimin e drogës. Shumë operacione janë kryer në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së, në veçanti me policinë italiane”, përfundoi ai.

Ndryshe, Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut gjatë komunikimit virtual me komisionarin evropian për zgjerim në Komisionin Evropian, Oliver Varheji, premtoi se në Maqedoninë Veriut do të vazhdojë seria e reformave thelbësore. Një ditë më herët, Varhejl në Forumin e Ballkanit Perëndimor hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë i vlerësoi si vendime të duhura, duke paralajmëruar që deri në dhjetor mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

LEXO: Zaevi i premtoi Varhejlit reforma thelbësore në Maqedoninë e Veriut dhe vazhdim të eurointegrimeve
LEXO: Varhejli: Përpiqemi ta bëjmë konferencën e parë ndërqeveritare këtë dhjetor me RMV-në dhe Shqipërinë
LEXO: RMV, anëtarësia në Bashkimin Evropian: Negociata pa negociata
LEXO: Zaev mbajti brifing me euroambasadorët: Kemi plan të hapim 80% të kapitujve deri në vitin 2024
LEXO: Zhbogar-Dimitrov: Qeveria e re do të vazhdojë agjendën evropiane
LEXO: KE: Qeveria e re të përshpejtojë reformat në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button