Diaz: Erdha te Milan për titullin, dua të lë shenjë

Brahim Diaz i ka idet e qarta. Mesfushori sulmus, në fjalën e tij të parë si futbollist i Milanit u shpreh se erdhi për titullin kampion. Ai thekoi se e pret me padurim këtë aventurë, transmeton OraNews.

Brahim Diaz prezanton veten tek Milani dhe e bën këtë me ide të qarta: ”Është një krenari e madhe të jesh këtu, Milani është një klub me një histori të madhe dhe unë dua të lë shenjë”, tha Spanjolli i lindur në vitin 1999, i cili mbërriti në huazim nga Real Madrid.

Jo vetëm ambiciet personale, natyrisht, por edhe të ekipit: “Milani duhet të aspirojë titullin, jo vetëm të kthehet në Champions League. Ibrahimovic dhe Tonali janë shenja të shkëlqyera.”

Diaz, i cili do të mbaj veshur fanellën me nr 21 e mbajtur nga Zlatan sezonin e kaluar, gjithashtu foli për pozicionin i tij në skemat taktike të Pioli:

“Unë jam i lumtur që jam këtu dhe është mirë të veshësh këtë fanellë. Në vitin 2011 unë isha në San Siro dhe ishte e veçantë, tani do të stërvitur këtu si lojtar. Do të jetë dicka fantastike. Sa i përket pozicionit tim preferoj të luaj si mesfushor sulmues. Unë jam një lojtar që dribloj mirë dhe me cilësi të mirë teknike, por ajo që diskutoj me trajneri nuk ka përse të bëhet publike. Unë nuk do të flas për këtë, mund të them vetëm se dua të luaj dhe do të mendoj vetëm për Milanin, i cili është një ekip legjendash, mjafton të kujtoj Paolo Maldini. Unë dua të bëj më të mirën me shokët e mi të skuadrës, kam shumë për të mësuar këtu ” .

Sidoqoftë, ai ka një model për t’u inspiruar: “Si fëmijë gjithmonë shikoja Iniesta-n dhe jam rritur me të, por Ibra është gjithashtu një fenomen. është kënaqësi të luash me të”, tha Diaz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button