Operacion ndërkombëtar Itali-Shqipëri: 12 të arrestuar, mes tyre dhe shqiptarë

Një operacion anti- drogë është zhvilluar sot me Shqipërisë dhe Italisë për të goditur një grup kriminal të trafikut të drogës, transmeton OraNews.

Në total janë arrestuar 12 persona anëtarë të këtij grupi kriminal, 11 prej të cilëve në Itali të cilët janë shtetas rezidentë dhe 1 në Fier.

Gjykata ka dhënë masat për të arrestuarit, ku 7 janë lënë në arrest me burg dhe 5 në arrest shtëpie.

Operacioni i koduar “Rockerduck” u finalizua nga Policia italiane, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit.

”Sot, në orët e para të mëngjesit në Itali dhe Shqipëri, në kuadër të procedimit penal për shkatërrimin e një grupi kriminal në të cilin ishin të përfshirë shtetas shqiptar, u bë ekzekutimi i urdhër-arresteve për 12 shtetas, nga të cilët 7 me masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe 5 me “Arrest në shtëpi”, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në banesë. Në Shqipëri, në kuadër të operacionit vihet në pranga  një anëtar i këtij  grupit kriminal.  Konkretisht, ditën e sotme, në Fier, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. H., 27 vjeç, banues në Bishan, Fier, bazuar në urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, informon policia.

Shtetasi, R. H., i arrestuar ditën e sotme në Fier, në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal, kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë. Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.

Për një shtetas tjetër është bërë shpallja në kërkim pasi nuk është gjetur në banesë.

Vijon puna e përbashkët  për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal dhe për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button