Balfin: Këshilla nga një gjigant ndërtimi

Ky është tekst i paguar reklamues

Më shumë se 20 vjet përvojë në fushën e zhvillimit dhe menaxhimit të pronave të patundshme e bëjnë Grupin “Balfin” një nga më të rëndësishmit dhe më të fuqishmit në Ballkan, pavarësisht nëse flasim për zona dhe projekte banimi, komerciale apo industriale. Më shumë se 555.000 metra katrorë janë ndërtuar nën çatinë e “Balfin” dhe ky numër po rritet vazhdimisht.

Zonat e gjëra të banimit (200.000 m2), Tirana East Gate (TEG) (më shumë se 95.000 m2), qendra tregtare “Universi” – Tiranë (47.000 m2), Tirana Logistic Park (TLP) me mbi 45.000 m2, mbi 15.000 m2 miniera dhe 10.000 m2 sipërfaqe e gjelbër janë pjesë e portofolit të ”Balfin”.

Arben Memo, drejtor ekzekutiv i “Mane TCI”

Teknologjia dhe inovacioni gjithnjë e më shumë po bëhen përbërës kryesorë të suksesit për çdo projekt ndërtimi. Ne përdorim mjete inovative, inkurajojmë punonjësit tanë të vijnë me ide inovative dhe përpiqemi të zbatojmë idetë më të avancuara teknologjike. Vitin e kaluar “Balfin” organizoi “Samitin e Inovacionit, ku punonjësit tanë prezantuan idetë më inovative midis pjesëmarrësve. Realiteti virtual është një prej tyre, ne kemi filluar ta përdorim atë që klientët tanë të përjetojnë shtëpitë e tyre virtualisht para se të fillojë ndërtimi. Materialet dhe teknologjia e ndërtimit që përdorim janë më moderne dhe kjo i bën objektet tona me efikasitet energjitik dhe komode për klientët tanë” – thotë Arben Memo, drejtor ekzekutiv i “Mane TCI”, një nga kompanitë më të rëndësishme të ndërtimit që është pjesë e “Balfin”.

“Skopje East Gate” pritet të jetë hapur për sezonin vjeshtë-dimër 2021

Grupacioni arrin të sigurojë cilësi të përsosur dhe realizim të projekteve dhe njëkohësisht t’i vendos ato në dispozicion të qytetarëve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për projekte rezidenciale.

– “Konsiderojmë se efikasiteti është çelësi i suksesit dhe kjo arrihet falë kombinimit të burimeve njerëzore shumë profesionale dhe mjeteve dhe teknikave më inovative. Duke pasur parasysh që çdo projekt ndërtimi është unik, ne planifikojmë çdo detaj paraprakisht, në mënyrë që t’u ofrojmë klientëve cilësi të lartë dhe dorëzim në kohë – shtoi Memo.

Kompleksi rezidencial në SEG do të vendos standarde të reja për jetesë

Një nga investimet aktuale të “Balfin” në Maqedoni është Skopje East Gate (SEG). Kompleksi i parë shumëfunksional në Shkup është projektuar nga arkitekti i njohur Kerem Jazgan, pronar i “Jazgan Design Architecture”. Arkitektura dhe dizajni modern, si dhe dimensionet, e bëjnë projektin lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për një projekt multifunksional, i cili do të përbëhet nga një qendër tregtare, kompleks banimi dhe një park afarist. Vizioni për Skopje East Gate si një investim prej 350 milion euro shtrihet në një sipërfaqe prej 152.000 m2 në zemër të Shkupit, në një vendndodhje në zonën më të gjerë qendrore. Qendra tregtare do të mbulojë një sipërfaqe prej 55.000 m2 me më shumë se 250 dyqane, pjesa e banimit përfshin 10 ndërtesa me 1600 apartamente, ndërsa biznes qendra është e vendosur në pesë objekte me 55.000 m2 dhe hapësira të gjelbërta publike.

“Skopje East Gate” do të jetë e rrethuar me gjelbërim

Projekti do të ofrojë një mënyrë krejtësisht të re të jetës në Shkup dhe do të rrisë standardet për shoping dhe biznes në rajon. Projekti, i cili tanimë është në ndërtim e sipër, ka dhe do të ketë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë dhe zhvillimin e zonës në të cilën ndodhet. Bizneset që do të veprojnë brenda kompleksit pritet të krijojnë më shumë se 6.000 vende të reja pune në periudhën prej 5-7 vjet, duke shkaktuar një reagim zinxhir dhe duke i dhënë një impuls të ri ekonomisë kombëtare – thotë Igor Davkov, drejtor ekzektutiv i “East Gate Mall” .

Igor Davkov, drejtor ekzektutiv i “East Gate Mall”

Qendra tregtare, e cila pritet të jetë e hapur për sezonin vjeshtë-dimër 2021, do të ndryshojë plotësisht imazhin e industrisë tregtare në vendin tonë, duke sjellë 20 marka të reja të modës botërore në një sipërfaqe prej 20.000 m2 .

– “Kjo është afërsisht 40% e sipërfaqes totale me qira në qendër tregtare. Skopje East Gate do të mundësojë hapjen e njësive tregtare që i përshtaten formatit dhe madhësisë së dyqaneve të markave më të mëdha të modës në metropolet botërore, duke siguruar kështu një cilësi dhe sasi krejtësisht të ndryshme në ofertë për konsumatorin përfundimtar. Nga ana tjetër, kompleksi i banimit, i cili do të fillojë të ndërtohet në vjeshtë, do të sjellë një koncept të ri të jetesës në rajon. Duke filluar me dizajnin, zonat e gjelbërta të dendura prej 25.000 m2, afërsia me qendrën më të madhe tregtare në rajon dhe standardet e larta për sa i përket ndërtimit dhe zgjedhjes së materialeve, “East Gate Living” përpiqet të sjellë një zgjedhje tjetër për banorët dhe mundësinë për të ngritur standardet e jetesës” – shpjegon Davkov.

Parku afarist në SEG

Më shumë se 12 milion vizitorë në vit pritet të vijnë në “Skopje East Gate”.

Në fund të korrikut, SEG nënshkroi një marrëveshje për kredi sindikale me NLB Banka ShA Shkup, si bankë udhëheqëse, me pjesëmarrjen e NLB dd. Lubjanë, Komercijalna Banka AD Shkup, Raiffeisen Bank Shqipëri dhe Halk Banka ShA Shkup. Marrëveshja është me vlerë 72 milion euro, e cila është kredia më e madhe sindikale në Maqedoni.

Edlira Muka, drejtoreshë ekzekutive e Grupit “Balfin”.
Edlira Muka, drejtoreshë ekzekutive e Grupit “Balfin”.

– “Kredia sindikale e siguruar nga bankat më të mëdha në rajon është një hap tjetër përpara në realizimin e vizionit të Gupit Balfin për t’i ofruar Shkupit dhe Maqedonisë së Veriut një hapësirë ​​ku qendra tregtare ndërthuret me qendrën e biznesit dhe mjedisin cilësor të banimit. Me të tre këta përbërës, SEG do të ofrojë standardet më të larta për blerje, zhvillim biznesi dhe jetesë. Grupi Balfin është i pranishëm në shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në disa shtete të Bashkimit Evropian, dhe ka mbi 6,000 punonjës. Nga përvoja jonë dhe sipas mendimit tonë, rajoni duhet të konsiderohet si një zonë e unifikuar ekonomike pa pengesa në zhvillimin e biznesit. Në përputhje me vizionin e kompanisë, kudo që ne investojmë, marrim gjithnjë parasysh dy kritere: mjedisin dhe trashëgiminë kulturore” – tha Edlira Muka, drejtoreshë ekzekutive e Grupit “Balfin”.

 

Kredia dhe vazhdimi i veprimtarive investuese janë një tjetër konfirmim se Kompania menaxhon me sukses të gjitha sfidat e imponuara nga kriza globale e shkaktuar nga covid 19.

“Grupi “Balfin” ka një portofol të larmishëm investimesh dhe operon në më shumë vende. Aktualisht 50% e biznesit zhvillohet jashtë Shqipërisë, në vende si Austri, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Konfigurimi i portofolit dhe shtrirja gjeografike na japin përparësinë e menaxhimit më të mirë të rreziqeve direkte ose indirekte. Në të njëjtën kohë ne kemi informacion të drejtpërdrejtë se si dhe në çfarë mase industritë preken në tregje të ndryshme. Përballë krizës, ne do të vazhdojmë të investojmë në shumicën e sektorëve që lidhen drejtpërdrejt me projekte që gjenerojnë të ardhura ose që ulin kostot e funksionimit. Ne jemi përqëndruar gjithashtu në zgjerimin e grupit gjeografikisht, duke kërkuar mundësi në tregje të reja. Jemi duke vëzhguar zhvillimin e pandemisë dhe efektet që ajo krijon në sektorë të ndryshëm në ekonomitë lokale dhe në tregun global. Kemi një ekip të dedikuar për analizën dhe vlerësimin e situatës, i cili në mënyrë periodike paraqet raporte dhe një listë rekomandimesh për secilën prej kompanive dhe për investimet e reja,” – shpjegoi Muka.

“Tirana East Gate”

Portofoli i pasur i “Balfin” është një garanci e realizimit të përsosur dhe mijëra partnerë dhe klientë të kënaqur janë dëshmi e kësaj. Përmes projektit “Skopje East Gate”, Balfin vazhdon historinë që filloi me Tirana East Gate, duke vendosur praninë e markës së saj në Maqedoni dhe duke forcuar kredibilitetin rajonal.

Kompanitë nën strehën e “Balfin” punësojnë pothuajse 6.000 njerëz në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Holandë dhe Austri. Një nga historitë më të rëndësishme të suksesit të grupacionit është zgjerimi në tregun austriak, si pjesë e strategjisë për zgjerim në tregjet në vendet e Bashkimit Evropian. Në Austri, “Balfin” është i pranishëm me dy kompani, “Alba Trade” që merret me shitjen e pajisjeve elektronike dhe “Balfin” Austria, e themeluar në vitin 2018, e cila merret me ndërtimin e pasurive të patundshme, komplekseve rezidenciale dhe turistike. Projekti i parë rezidencial tashmë është gati, i realizuar në zonën e Altmünster, i cili është i njohur mirë për zonën turistike në Liqenin Traunsee. Projekti i dytë është një kompleks banimi në Vjenë, në një vend tërheqës midis Distriktit 18 dhe 19 dhe pritet të përfundojë në vitin 2022.

Vala Mar Residences ndodhet në natyrën e mrekullueshme të Hamallajt, Durrës

Duke e pasur parasysh të gjithë këtë, nuk është çudi që “Balfin” quhet gjigant ndërtimi.

– Ne nuk i shpikim stilet e menaxhimit. Ne ndjekim nga afër trendet në metodologjitë e menaxhimit. Lexojmë shumë, shohim se si punojnë konglomeratet në Gjermani ose ShBA dhe e pershtasim atë që shohim me Ballkanin Perëndimor. Me ne punojnë ekspertë nga Gjermania, Italia, Greqia dhe Kanadaja, që na ndihmojnë të zbulojmë dhe të krijojmë mundësi të reja edhe në vendet perëndimore,” thonë në “Balfin”.

Ata shtojnë se ndërtimtaria do të jetë një nga fokuset e tyre kryesore edhe në të ardhmen dhe do të synojnë drejt investimeve të mëdha në të gjitha llojet e ndërtesave, veçanërisht në zonat rezidenciale, vila dhe apartamente pranë detit, të shoqëruara me infrastrukturë dhe objekte të nevojshme për një nivel të përshtatshëm të zhvillimi.

“Rolling Hills”, Tiranë, Shqipëri

Sigurisht, cilësia jashtëzakonisht e lartë pas së cilës qëndron “Balfin” nuk është e rezervuar vetëm për investime ndërtimi dhe prona të patundshme. I njëjti standard dhe pritjet janë vendosur për të gjitha aktivitetet e tjera të grupacionit, ndër të cilat janë Tirana Bank – blerja e së cilës u realizua së bashku me Komercijalna Banka ShA Shkup, kompani nga industria e modës dhe minierave, zinxhirët e shitjes me pakicë si “Neptun”, “Jumbo”, ” Spar” dhe të tjerë. Pavarësisht për çfarë investimi po flasim, qëllimi i Balfin është të përmirësojë jetën e komunitetit dhe të mbrojë mjedisin.

Kompleksi rezidencial te liqeni Traunsee, Altmünster, Austri
Kompleksi rezidencial te liqeni Traunsee, Altmünster, Austri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button