Po rritet numri i aksidenteve me autobusë në vend, në të cilat ka të lënduar dhe të vdekur (infografik)

Në njëzet e pesë vitet e fundit, numri i aksidenteve rrugore ku ka persona të lënduar dhe të vdekur, e në të cilat kanë marrë pjesë autobusë është në rritje të vazhdueshme. Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë (ESHS) tregojnë të dhëna alarmante për gjashtë-shtatë vitet e fundit, me ç’rast numri i udhëtarëve dhe shoferëve me lëndime më të rënda është rritur për disa herë në raport me vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat statistikore tregojnë që vitin e kaluar në aksidente me autobusë në vend kanë humbur jetën 16 persona, 34 shoferë dhe udhëtarë me lëndime të rënda në autobusë, ndërsa me lëndime të lehta kanë kaluar 121 person. Ngjarja më tragjike ishte aksidenti në Llaskarcë nga shkurti vitin e kaluar, në të cilin jetën e humbën 16 persona. Megjithatë, të dhënat e ESHS-së tregojnë që ky nuk është aksidenti i vetëm rrugor në të cilin janë lënduar udhëtarë dhe shoferë të autobusëve.

Në periudhën nga viti 2014 deri vitin e kaluar, numri i personave me lëndime të rënda në aksidentet me autobusë ka qenë nga 15 deri 34 persona, kurse në nivel vjetor në këtë periudhë pesëvjeçare ka pasur nga 121 deri 166 udhëtarë dhe shoferë më lehtë të lënduar në autobusë. Shifrat e këtilla janë veçanërisht shqetësuese nëse krahasohen shifrat e personave të lënduar në periudhën prej 15 viteve të kaluara, kur ata kanë qenë madje për më tepër se pesë herë më të vogla.

Sa për krahasim, në periudhën nga viti 1995 deri 2000, numri i personave me lëndime të rënda në autobusë ka qenë nga 2 deri 14 persona, kurse më lehtë të lënduar ka pasur prej 13 deri 53 shoferë dhe udhëtarë në autobusë.

Edhe pas aksidentit të vitit të kaluar me autobus në Llaskarcë, ngeli e hapur çështja çfarë do të ndërmerr pushteti qendror për t’i eliminuar parregullsitë në transportin me autobusë në vend, që ballafaqohet me spektër të plotë problemesh (kundërvajtje për parregullsi të mjeteve motorike që qarkullojnë, taksistë informal dhe kompani që nuk posedojnë leje për transport me itinerar, stërmbushje e autobusëve dhe furgonëve me udhëtarë, mosrespektim të itinerareve për udhëtim dhe ngjashëm).

Përndryshe, policia vetëm në një aksion kontrolli për rregullsi teknike që e zbatoi më 31 gusht këtë vit, në pjesë të ndryshme të vendit për pesë orë zbuloi 52 kundërvajtje të ndryshme te mjetet motorike që kanë kryer transport publik të udhëtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button