Greenpeace vendosën afishe në ndërtesën e BE-së për të tërhequr vëmendjen për zjarret në Amazonë

Anëtarët e organizatës ambientaliste Greenpeace u ngjitën në ndërtesën e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel dhe varën një afishe të gjatë 40 metra për të tërhequr vëmendjen ndaj zjarreve pyjore në Amazonë, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e Greenpeace që u ngjitën në çatinë e ndërtesës kryesore të komisionit pa autorizim, varën afishen në ndërtesë me frazën “Zjarret e Amazonës: Fajtor Evropa”.

Në postimet e bëra në llogarinë e Greenpeace në median sociale, u theksua se BE-ja është “bashkëpunëtor” në shkatërrimin e pyjeve të Amazonës.

Në një deklaratë në faqen e internetit të organizatës, thuhet se pyjet dhe ekosistemet në tokë janë shkatërruar për të rritur bujqësinë dhe prodhimin e mishit.

“BE-ja është përgjegjëse për 10 për qind të shpyllëzimeve globale nga Amazona e deri në Pellgun e Kongos dhe Indonezi përmes konsumit të produkteve bujqësore”, thuhet në deklaratë.

Greenpeace kërkoi nga BE-ja që të miratojë një ligj që do të parandalonte hyrjen në tregun evropian të produkteve të përfituara përmes shpyllëzimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button