Gjykata e ka pranuar garancinë prej 850.000 eurove të Nefi Useinit dhe vëllait të tij: Do të mbrohen në liri

Prona me vlerë prej 850.000 eurove është e mjaftueshme si garanci që vëllezërit Nefi dhe Ibro Useini nuk do të arratisen nga vendi dhe nuk do të jenë të qasshëm për organet e përndjekjes, thotë kryetari i Gjykatës Vasill Batkoski për A1on. Çdo masë tjetër, sipas tij është e pavlerë, pasi që hipoteka e pronës është garanci e mjaftueshme. Të dy janë lëshuar në liri dje rreth orës 5 pasdite dhe tani do të mbrohet në liri, njofton Portalb.mk.

“Kemi pasur ofertë të garancisë prej 850.000 eurove, e vlerësuar nga vlerësuar i autorizuar për hipoteka. Sipas rendit të ligjit, ai propozim është dorëzuar deri te Prokuroria Publike, ata dhanë mendim pozitiv për pranimin e garancisë. Këshilli Penal ka mbajtur seancë, duke e pasur parasysh se procedura udhëhiqet sipas propozimit të Prokurorisë Publike ne e pranuam garancinë”, tha gjykatësi Batkoski.

Ndryshe, këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, ishte në paraburgim në Ohër prej më 26 gusht. Gjithashtu ishte arrestuar dhe vëllai i tij. Ata janë të akuzuar për sulmin ndaj bashkëqytetarit të tyre, Spire Topalloski. Gjykata e Ohrit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve, ndërkaq më pas të njëjtë ua ka vazhduar me nga 30 ditë. Këshilltari Nefi Useini dhe vëllai i tij akuzohen në lidhje me incidentin që ka ndodhur përpara një hoteli në Ohër. Vëllezërit dhanë nga 10.000 euro garanci për të dalë nga paraburgimi, por Gjykata këtë ofertë nuk e pranoi.

Gjatë fundjavës, denoncuesi i incidentit, nga ana tjetër, ka dalë me deklaratë të kundërt, shkruan Ohri 1. Avokati i Spirko Topalloskit nga Ohri, sot ka dërguar një letër të shkruar në të cilën e përcjell deklaratën nga Topaloski për ngjarjen e pakëndshme, por me një përmbajtje të ndryshme nga ajo që fillimisht e ka raportuar klienti i tij dhe sipas së cilës vepron policia. Në deklaratën e sotme ai thotë:

Gjatë vitit të kaluar, policia në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike kishin hyrë në kompaninë e këshilltarit Nefi Useini.

Useini është i njohur tashmë edhe për ndërtimet e paligjshme në Ohër, që refuzonte t’i prish pavarësisht udhëzimeve nga autoritetet. Gjithashtu është i njohur edhe për sulmet fizike e verbale në vende publike, siç ishte rasti me profesorin Iljaz Iljazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button