Komisioni për zgjedhje dhe emërime do të votojë për përbërjen e komisioneve parlamentare

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do të mbajë seancë në të cilën duhet të votohet për përbërjen e komisioneve parlamentare. Kryetari i Komisionit, Kostadin Kostadinov tani më konfirmoi se partitë parlamentare kanë arritur marrëveshje për atë se kudh do të kryesojë me komisionet. Më pas përbërja e komisioneve duhet të kalojë edhe në seancë plenare.

Deputetët e LSDM-së do të kryesojnë me tetë komisione kuvendore, nga VMRO-DPMNE-ja opozitare gjithashtu me tetë, BDI-ja me tre duke e përfshirë edhe Komisionin për çështje kushtetuese, me të cilën kryeson kryetari i Kuvendit, deputetët nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të kryesojnë me dy komisione, ndërsa Besa me një.

Deputeti Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE-ja dje deklaroi se grupi i tij i deputetëve do të kryesojë me tetë komisionet e njëjta si në përbërjen e kaluar. Thotë se deputetët nga partia opozitare do të marrin pjesë në seancën e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve edhe në seancën plenare në të cilën duhet të konfirmohet përbërja e komisioneve.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot do të mbajë brifing me gazetarët, i pari pas zgjedhjes së tij të sërishme, pas çka pret të mësohet kur do të thirret seanca në të cilën duhet të votohet për përbërjen e komisioneve dhe si do të zhvillohet puna e mëtutjeshme e Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button