fbpx

RMV, të sëmurët kronikë deri më 23 shtator duhet të marrin vërtetim nga specialisti

Të sëmurët kronikë kanë kohë deri më 23 shtator për të vizituar një specialist dhe për të marrë një vërtetim se për shkak të diagnozës dhe gjendjes së tyre nuk do të mund të kthehen në punë. Që ta mund ta realizojnë këtë, do të lëshohen termine shtesë në “Termini Im” dhe në “E Ambulancë” Nëse deri më 23 shtator këta pacientë nuk i sigurojnë vërtetimet, do të lihet hapësirë për prolongim.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje në takimin me përfaqësuesit e shoqatave të pacientëve theksoi se nuk ka vend për panik sepse masa është e dimensionuar për të mbrojtur pacientët me rrezik, njofton MIA.

Në vend gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 121 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-33, Ohër-11, Kriva Pallankë- 9, Kumanovë-8, Shtip, Tetovë, Strugë dhe Manastir nga gjashtë, Koçan – pesë, Kavadar dhe Gostivar – nga katër, Veles, Gjevgjeli, Strumicë dhe Dellçevë nga tre, Sveti Nikollë dhe Prilep – nga dy, Radovish, Krushevë, Makedonski Brod, Berovë, Vallandovë, Vinicë dhe Kërçovë – nga një rast.

Janë shëruar 142 pacientë nga Shkupi-50, Kumanova-32, Gostivar-12, Prilepi-11, Shtipi-shtatë, Tetova dhe Struga nga katër, në Veles, Ohër, Kavadar, Strumicë, Berovë, Vinicë, Dellçevë dhe Kërçovë nga dy, Gjevgjeli, Radovish, Kocan, Makedonski Brod, Kratovë dhe Sveti Nikollë nga një pacient i shëruar.

Kanë vdekur tre persona, dy pacientë nga Prilepi të moshës 63 dhe 83 vjet, dhe një pacient nga Struga në moshën 60 vjeçare. Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar katër pacientë. Gjithsej janë të hospitalizuar 84. Në përkrahje me oksigjen janë 41 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar një fëmijë dhe dy nëna pozitivë në Kovid-19, ndërsa dy fëmijë dhe dy nëna të dyshimtë në virusin. Në SPQ “8 Shtatori” në Shkup janë pranuar tre pacientë, ndërsa të hospitalizuar janë 31. Në respiratorë janë katër pacientë.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 11, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 44 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 129, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë arrin në 15.414, numri i pacientëve të shëruar është 12.896, të vdekurve 637, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 1.881.

Më shumë raste aktive ka në Shkup – 571, pasuar nga Kumanova – 206, Prilepi – 129, Tetova – 107 raste. Komuna Aerodrom e Shkupit ka më shumë raste aktive, 94, e ndjekur nga Gazi Baba me 71, Karposhi – 68, Qendra- 61, Kisella Voda – 54, Çairi – 51.

Deri më tani, në vend janë bërë gjithsej 161.590 teste të Kovid-19.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close