“Trump ka mbrojtur princin saudit në vrasjen e Khashoggit”

Gazetari Robert Woodward në librin e tij të ri ka shkruar se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se ka mbrojtur nga Kongresi Amerikan Princin Saudit të Kurorës, Mohammad bin Salman lidhur me procesin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas artikulit të “Business Insider” i cili ka siguruar një kopje të librit të Woodward me titull “Zemërim” që do të dalë të martën në javën e ardhshme thuhet se Trump ka shpëtuar princin Salman nga shqyrtimi i Kogresit lidhur me vrasjen e Khashoggit.

Woodward i cili ka zhvilluar 18 intervista të gjera për librin e tij ka pretenduar se Trump në bisedën e tyre më 22  janar ka mbrojtur idenë e tij se e ka shpëtuar princin saudit të kurorës menjëherë pas vrasjes së Khashoggit dhe ka deklaruar: “Sigurova që Kongresi ta linte të qetë atë. Ia arrita t’i ndal ata”.

Gjatë bisedës me Woodward, Trump ka thënë: “E kuptoj se çfarë dëshiron të thuash” dhe duke vënë theksin se ka “ndërhyrë” shumë ndaj procesit ai ka përdorur shprehjen “Di çdo gjë lidhur me situatën”.

Në bisedë Trump ka theksuar se Arabia Saudite ka shpenzuar miliarda dollarë për produktet amerikane dhe ka pretenduar se Princi i Kurorës është i pafajshëm edhe pse shërbimet inteligjente amerikane kanë përcaktuar të kundërtën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button