Zaev është i bindur se së shpejti do të zgjidhen çështjen kontestuese të historisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Kryeministri Zoran Zaev në një emision në Televizionin Nacional ku ishte mysafir,  shfaqi bindje se do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë dhe se të dyja palët do të dalin fituese dhe se historia është e rëndësishme, por ajo duhet të jetë pikënisje për të ardhmen.

“Treguam se kemi kapacitet për të zgjidhur çështjet. Zgjodhëm tre kapituj, pesë figura historike prapa, figura e gjashtë historike, Goce Dellçevi. A është Zaevi apo Borisovi, a është dikush më tej, nëse vetëm njëra palë fiton, nuk ka të ardhme. Zgjidhjet i gjetëm për çështjet e mëdha. Kemi arkiva, do të ulemi dhe do t’i nxjerrim në mënyrë transparente dhe publike. Me rëndësi është historia, por duhet të jetë pikënisje për të ardhmen. Do të gjejmë zgjidhje. Duhet që të dy palët të dalim fitimtarë”, ka thënë Zaev, transmeton MIA.

Ai shprehu bindjen se në periudhën që pason së shpejti do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë.

“Po dërgoj porosi ndaj Bullgarisë fqinje se jemi të gatshëm të hyjmë edhe përmes çështjes lidhur me Goce Dellçevin. Nëse ne mbetemi të lënduar, kjo nuk është miqësi. Besoj se do të gjejmë zgjidhje me Republikën mike të Bullgarisë”, nënvizoi Zaev.

Karakaçanov dje tha se diplomacia maqedonase tashmë tre vjet pasi është nënshkruar Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë e shmang zgjidhjen e problemeve dhe pret që BE-ja të mbetet në mbrojtje. Sipas Sofjes zyrtare, pala maqedonase i shmang takimet e historianëve që të përballet më zgjidhjen e çështjes për Goce Dellçevin dhe me këtë tregon se nuk ka dëshirë që të udhëheqë dialog të sinqertë.

“Në nëntor të vitit të kaluar e ndaluam punën e Komisionit për shqyrtimin e problemeve historike. Ne e kemi thënë këtë njëqind herë në dhjetë muajt e fundit, se nëse nuk arrihet harmonizim për këto çështje, Bullgaria do të kundërpërgjigjet në konferencën e parë ndërqeveritare, ndërsa çështjet nuk do të pastrohen. Kjo është pozita e Bullgarisë dhe kjo është shumë e qartë për Shkupin”, deklaroi Karakaçanov.

Në pyetjen nëse kjo do të thotë se Bullgaria do ta bllokojë konferencën e parë ndërqeveritare, Karakaçanov direkt u përgjigj “Natyrisht”.

Karakaçanov nuk deshi të tregojë nëse Bullgaria do të vazhdojë ta problematizojë gjuhën maqedonase para miratimit të kornizës negociuese. Sipas tij, problemi është tek Shkupi, e jo tek Sofja. Karakaçanov porosit se askush nga BE-ja nuk mund të shtypë dhe t’i tregojë Bullgarisë që ta ndryshojë pozitën dhe nuk mund vetëm një anë të bëjë kompromise dhe ana tjetër të bëjë çka të dëshiron.

Në deklaratën e Karakaçanvit dje reagoi edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, i cili theksoi se marrëveshja për miqësi me Bullgarinë fqinje flet për historinë e përbashkët e cila i lidh të dy popujt dhe se në shekullin 21 në Evropë, e drejta e vetëvendosjes dhe vet deklarimit nuk mund të jetë kontestuese.

Dimitrov për REL tha se duke e pasur parasysh vizionin për të ardhme të përbashkët evropiane si popuj dhe fqinj të afërt, është i bindur se me forca të përbashkëta duhet të punohet në zgjidhje të cilat do të sigurojnë respekt dhe dinjitet për të dyja palët.

“Ajo është politikë përgjegjëse dhe e pjekut, ato janë vlerat evropiane. Deklarata që mund të shkaktojnë ofendim apo shqetësim tek fqinjët, nuk ndihmojnë. Historia do të na mbajë mend sipas asaj se si jemi sjellë ndaj të ardhmes”, theksoi Dimitrov.

Ministria e Punëve të Jashtme doli me qëndrim zyrtar se Republika e Maqedonisë së Veriut si edhe deri më tani, do të vazhdojë me komunikim të përforcuar dhe konsultim në nivel politik me Republikën e Bullgarisë dhe me të gjithë faktorët relevantë në kontekst të BE-së, me çka porosia kyçe do të jetë se është filluar një proces i rëndësishëm dhe i ndërlikuar i dialogut i cili presupozon afrim dhe ndërtim të miqësisë, nëpërmjet një respekti të ndërsjellë, si dy shtete evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button