RMV, Qytetarët me dyshime në lidhje me zjarrin në Inspektoratin e mjedisit jetësor, drejtori pohon se lëndët janë të sigurta

Të gjitha lëndët e Inspektoratit shtetëror të mjedisit jetësor janë të sigurta, pohon drejtori i këtij institucioni Fejzulla Spahija. Pas spekulimeve të shumta në publik se zjarri, i cili dje bëri hi zyrat e Inspektoratit dhe disa institucioneve tjera shtetërore, ka shkatërruar përgjithmonë dokumentacionin, përfshirë edhe lëndë të ndjeshme, ky institucion mohon pretendime të tilla, transmeton Portalb.mk.

Spahija tha për “Meta” se zjarri nuk e ka prekur dhomën me serverët, të cilat këto ditë, pas hetimit të hollësishëm të policisë për shkaqet e zjarrit, do të kontrollohen dhe përfundimisht do të dihet në çfarë gjendje janë. Ai thotë se nga zjarri janë dëmtuar kopjet e letrës të lëndëve në arkiv dhe kompjuterët në disa zyra, që janë larg dhomës së serverit, por kjo nuk do të jetë fare pengesë për punën e institucionit.

“Inspektorati shtetëror ia dërgon një kopje të secilës lëndë Këshillit të inspektimit dhe kompanisë që është monitoruar. Në çdo kohë ne mund të marrim ndonjë lëndë nga atje dhe të bëjmë edhe një kopje. Kjo mund të mos jetë e nevojshme nëse kompania e mirëmbajtjes së serverit konfirmon se gjithçka është në rregull dhe se të dhënat tona janë të sigurta. “Për këtë to të presim edhe ndonjë ditë” tha Spahija.

Ndërkohë, inspektorët e mjedisit do të vazhdojnë me kontrollet sipas planit të tyre mujor dhe Shërbimi i përgjithshëm dhe punët e përbashkëta të Qeverisë do të kërkojë vend të ri për të vendosur Inspektoratin. Në ndërtesë edhe sot nuk hyn askush veç policisë, pasi Brigada e Zjarrfikësve ndërhyri përsëri këtë mëngjes, sepse në një nga dhomat është vërejtur sërish tym.

“Nuk është e sigurt, ka dëmtime të mëdha në tavanet dhe ato nuk do të na lejojnë të hyjmë. Sidoqoftë, është e qartë se do të na duhet kohë për rehabilitim këtu dhe se do të duhet të lëvizim sa më shpejt që të jetë e mundur. Përndryshe, inspektorët vazhdojnë me të gjitha kontrollet e planifikuara në terren,” thekson Spahija.

Nga ana tjetër, publiku dyshon në arsyet e shpërthimit të zjarrit herët në mëngjes në ish-ndërtesën e Bankës Komerciale. Përveç Inspektoratit të mjedisit jetësor, në të ndodhen edhe agjencia e lajmeve AIM dhe Sekretariati për çështje evropiane. Komandanti i Brigadës Territoriale të Zjarrit, Vladimir Simonovski, tha dje se zjarrfikësit ishin përballur me problem shtesë sepse asnjë hidrant i vetëm në ndërtesë nuk ka punuare. Kjo neglizhencë, veçanërisht në një ndërtesë që strehon disa institucione shtetërore që kanë arkiva disa dekadash të lëndëve t[ të rëndësishëm, edhe më shumë e ka zemëruar publikun.

Rrjetet sociale po gumëzhijnë me komente që dënojnë neglizhencën në trajtimin e dokumentacionit, ndërsa disa e lidhin rastin me incidente të ngjashme kur zjarret dhe përmbytjet shkatërruan dokumentacionet e disa institucioneve tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button