VMRO-DPMNE-ja do ta bllokojnë udhëkryqin dhe rrugët para Komisionit Rregullator

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev dje në konferencë për shtyp paralajmëroi protestë të re për pasdite kundër shtrenjtimit të rrymës.

Protesta do të fillojë në ora 14:00 para Komisionit rregullator për energjetikë dhe një orë me automobila do ta bllokojnë udhëkryqin dhe rrugët para Komisionit Rregullator. Protesta do të fillojë para “Palloma Bjankës”.

Komisioni Rregullator për Energjetikë kumtoi se i ka informuar Sekretariatin e Komunitetit Energjetik në Vjenë, si dhe një pjesë të përfaqësuesve diplomatik ndërkombëtarë në vend lidhur me ngjarjet e fundit në vend lidhur me vendimin e 21 korrikut të këtij viti për miratimin e të ardhurave të rregulluara maksimale dhe çmimeve të elementeve përllogaritëse për ushtrim të veprimtarisë energjetike furnizim me energji elektrike të konsumatorëve të cilët i furnizon furnizuesi universal EVN HOME SHPK Shkup.

Të mërkurën VMRO-DPMNE-ja protestoi kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. “Kërkojmë rrymë më të lirë, mafia nuk duhet të pasurohet në kurriz të popullit”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke paralajmëruar edhe protesta tjera.

Gjithashtu protesta për fundjavë ka paralajmëruar Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës në Shkup. Nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se do të vazhdojnë protestat e tyre. Ata paralajmëruar protestën e radhës në fund të kësaj jave.

Ndryshe, pas pesë protestave të organizuara në rrugë të qyteteve të ndryshme, në mënyra të ndryshme, për arsye të njëjtë, Këshilli organizativ i protestave kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike kërkoi takim me grupet parlamentare dhe deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Javën e kaluar për herë të pestë me radhë mijëra banorë të Tetovës janë mbledhur të protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Marshi protestues filloi nga “Sheshi Iliria” dhe u ndal para ndërtesës së EVN-së. Protestuesit ngritën telefonat me dritën e lëshuar duke bërtitur “HAJDUTË” dhe “EVN Mafia”. Protesta gjithashtu u mbajtën në Gostivar, Shkup dhe në qytetet tjera.

Vendimi i KRRE-së për të rritur çmimin e energjisë elektrike ishte skandaloz, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.

Lexo edhe këtu:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button