fbpx

Limaj foli pas takimit me Mustafën dhe Haradinajn

Pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka mospajtime në koalicion, porse mungon koordinimi i ngushtë mes tyre, transmeton Koha.net.

“Nuk ka mospajtime, ka nevojë për koordinim më të ngushtë, vendimmarrje të qartë, parapërgatitje profesionale dhe mbështetje më e fuqishme politike në hapat që do t’i bëjmë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se tema më e rëndësishme që sot u diskutua mes partnerëve të koalicionit qeverisës ishte dialogu. Sipas tij, në Kosovë është krijuar moment i ri në skenën politike kosovare pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Washington.

“Një nga temat kryesore është dialogu sidomos pas Marrëveshjes në Washington dhe takimit në Bruksel. Po shohim se ka ndryshu dinamika e dialogut, është moment i ri që skena politike e Kosovës, ne si partnerë duhet të jemi të kujdesshëm, serioz, të angazhohemi ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe për të arritë sa më shpejt marrëveshje”.

Limaj shton se rikthimi i SHBA-së në këtë proces ka qenë lajmi më i mirë për Kosovën.

I pyetur rreth menaxhimit të Liqenit të Ujmanit, ai ka thënë se “menaxhimin është duke e bërë vendi ynë, fizibiliteti është diçka tjetër”.

Limaj shton se nevojitet qartësim më i mirë i Marrëveshjes, pasi sipas tij, me konferenca të shkurtra nuk është qartësuar mirë.

Ndërsa, Haradinaj i cili doli pas Limajt, nuk iu përgjigj mediave kur u pyet për qëndrueshmërinë e koalicionit.

AAK përmes një komunikate ka njoftuar se temë e vetme e takimit ka qenë procesi i dialogut me Serbinë, për të cilin kanë kërkuar kontribuim të të gjithë spektrit politik e civil në Kosovë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close