U rritën rastet me Covid në 24 orë në Itali

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali vijon të rritet, nga dita në ditë. Gjatë 24 orëve  të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 1597 raste të reja nga 1434 që ishin një ditë më parë dhe kanë humbur jetën 10 persona, transmeton ABC.

Nga fillimi i pandemisë e deri në ditët e sotme numri i rasteve pozitiv me koronavirus ka shkuar në 283 180 persona mes të cilëve 35 587 kanë humbur jetën.

Gjithashtu pati edhe 613 të shëruar, për një total prej 211 885 raste pacientësh. Ndërkohë në rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 1 viktimë dhe 245 raste të reja pozitiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button