Sllovenia me ambasador të ri në Maqedoninë e Veriut

Ambasada e Sllovenisë në Shkup njoftoi se ambasadori i ri slloven në Maqedoninë e Veriut do të jetë Milan Predan, transmeton Portalb.mk.

Ai është ambasadori i shtatë slloven me radhë në Maqedoninë e Veriut.

“Ambasadori i ri i sapoemëruar i Sllovenisë, Milan Predan, sapo ka arritur në Shkup”, njoftojnë nga ambasada, duke theksuar se Predan me mezi pret nisjen e detyrës së re.

Ambasadori i fundit slloven në Shkup ishte diplomati dhe shkrimtari, Milana Jazbeca. Ai në muajin korrik të këtij viti e mbaroi mandatin, mandat të cilin e filloi në vitin 2016-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button