Zimbabve, në muaj kontrabandohet ar në vlerë 100 milionë dollarë

Autoritetet e Zimbabves njoftuan se në muaj nga ky vend afrikan jashtë saj kontrabandohet ar në vlerë prej 100 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Kulturës, Kazembe Raymond Kazembe tha se është shqetësuese shkalla e kontrabandimit të arit dhe gurëve tjerë të çmuar nga ky vend i Afrikës Jugore.

Ai bëri të ditur edhe planin qeveritar të ndërtimit të mekanizmave të sigurisë dhe sistemit se në kufijtë dhe terminalet doganore do të zhvillojë luftë kundër kontrabandimit të arit.

Autoritetet e Zimbabves në vitin 2007 inicuan operacionin “Chikorokoza Ngachipere” në kuadër të të cilit u arrestuan së paku 2.300 persona lidhur me minierat ilegale të arit dhe gurëve të çmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button