Bytyqi – Hollshtajn: Bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë është jashtëzakonisht i mirë

Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, sot u takua me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Ekselenca e saj Anke Hollshtajn, me të cilën biseduan për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ballafaqimi me krizën socio-ekonomike shkaktuar nga virusi korona, politikat e Qeverisë për ekonominë e re zhvillimore, si dhe për reformat përmes zgjidhjeve sistematike me të cilat do të luftohej korrupsioni dhe do të ulej ekonomia gri në vend.

Ambasadorja Hollshtajn dërgoi urime për zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe për emërimin e zëvendëskryeministrit Bytyqi në funksionin e ri politik, me çrast shprehu pritshmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Bytyqi shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, shumë investitorë gjerman punojnë me sukses të madh mes dy vendeve, shumë investitorë gjerman punojnë me sukses të madh në vendin tonë edhe si rezultat i kësaj, Gjermania është partner i parë tregtar i Maqedonisë së Veriut.

“Potencial për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ka”, tha Bytyqi dhe shtoi se me këshilltarin special që e dominoi Qeveria gjermane të ndihmojë me reformat në ekonomi, Vallter Defa, ka komunikim intensiv në krijimin e zgjidhjeve sistematike me të cilët bashkëpunimi mes dy vendeve mund të zhvillohet në mënyrë shtesë.

Zëvendëskryeministri u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e RS të Gjermanisë për përpjekjet që i bën vendi ynë në realizimin e aspiratave evropiane dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe më pas tha se shprehu se konferenca e parë ndërqeveritare do të mund të mbahej shpejtë, gjatë kryesimit të RF të Gjermanisë me Këshillin Evropian. Bytyqi tha se në periudhën në vijim do të ndodhin shumë reforma që do të sjellin rezultate pozitive në të gjitha sferat dhe se kjo do të jetë dëshmi kyçe se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian.

Në takim u fol edhe për krijimin e Platformës për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se në krijim e politikave të reja zhvillimore ekonomike do të marrin pjesë të gjithë aktorët në shoqëri, përfshirë edhe partnerët e jashtëm, gjithçka me qëllim që të krijohen politika më të mira të mundshme, që do të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, në interes të qytetarëve.

“Rritja dhe zhvillimi i fuqishëm ekonomik nuk janë të mundshëm pa luftë kyçe kundër korrupsionit dhe ekonomisë gri”, tha Bytyqi, gjatë së cilës theksoi se së bashku me kryeministrin e ngarkuar për luftën kundër korrupsionit do të krijojnë zgjidhje sistematike për këtë çështje, që është shumë me rëndësi për të gjithë qytetarët, por edhe për investitorët, pa marrë parasysh se a  janë të vendit apo të huaj.

Qeveria do të mbetet e hapur për çdo lloj bashkëpunimi me Republikën Federale të Gjermanisë, tha zëvendëskryeministri Bytyqi, ndërsa së bashku me ambasadoren Hollshtajn ranë dakord se do të punojnë në avancime shtesë të raporteve ekonomike mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button