IKSHPK regjistroi shtatë viktima dhe 69 raste të reja me koronavirus

Kosovës të enjten i janë​ shtuar 69 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 532 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar shtatë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 581, njofton REL.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të enjten janë regjistruar edhe 107 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,832.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,446 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button