RMV, rishikimi i librave të caktuar dhe motivimi i mësimdhënësve do të jenë një ndër prioritet e MASH në këtë mandat

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, sot nëpërmjet një konference për media, ka prezantuar letrën mandatare që e pranoi nga kryeministri, Zoran Zaev javën e kaluar. Gjatë prezantimi të kësaj letre, Carovska tha se synim i lartë i kësaj ministrie por edhe i Qeverisë është sigurimi i arsimit cilësor për të gjithë fëmijët, njofton Portalb.mk.

“Qeveria është obliguar që të zhvillojë arsim cilësor të qasshëm për të gjithë, arsim që do të nxjerrë qytetarë që do të mendojnë në mënyrë logjike dhe kritike dhe do të sjellin konkludime të bazuara në fakte dhe analiza”, deklaroi Carovska.

Ajo tha se një ndër prioritetet që duhet të realizojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është rishikimi i librave të caktuar, për shkak të gjuhës dhe stereotipeve që përmbajnë, si dhe rindërtimi i shkollave.

  • Të vazhdoni me fokusin e arsimit dual për tu përgjigjur kërkesave të tregut të punës dhe ta ulim papunësisë e të rinjve;
  • Ta rishikoni Metodologjinë për shkrimin dhe botimin e librave.
  • Të rishikohen libra të caktuar për shkak të vjetërsisë dhe përmbajtjes, gjuha dhe stereotipe jo adekuate të cilat duhet ti tejkalojmë;
  • Të vazhdoni me ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave të mesme dhe fillore në Aerodrom, Studeniçan, Butel, Veles, Tetovë, Çuçer-Sandevo, Çair, Kisela Voda, Kumanovë, Haraçinë;
  • Të kryeni ndërtim, rekonstruim, sanim dhe sigurim të energjisë efikase të konvikteve studentore;

Në listën e detyrave që kryeministri Zaev ia dorëzoi Carovskës, është paraparë edhe përmirësimi i vlerësimeve në testimet ndërkombëtare dhe investim në avancimin e mësimdhënësve

  • Në tre muajt e parë të realizohet analizë e tërësishme e rezultateve nga PISA testimi dhe të jepni rekomandime konkrete për reforma efikase të vërteta në arsim;
  • Të ndërtoni mësimdhënës të motivuar, të investoni në zhvillimin e karrierës dhe avancimin e mësimdhënësve, ndërkaq pagat e tyre ti vlerësoni dhe përmisimin e kuadrit.
  • Të propozoni model për vlerësim adekuat për mundin e mësimdhënësve. Çelësi i suksesit është mësimdhënësi;
  • Të përgatitni dhe deri te Qeveria të propozoni Strategji nacionale për digjitalizimin e sistemit arsimor;
  • Zaev kërkon nga MASH që t’u mundësojnë studentëve të talentuar bursa për të studiuar në vend.
  • Të vendosen bursa për studime universitare në drejtime deficitare, si dhe bursa për studentë të talentuar që do t’u mundësojë të rinjve të qëndrojnë në vend për të studiuar;
  • Të vendoseni mekanizëm për konkurrencën dhe vlerësimin në arsimin e lartë në përputhje me kriteret e Listës Shangai dhe renditjen e universiteteve në mënyrë që të rritet cilësia e arsimit të lartë;
  • Të zbatoni edhe aktivitete të tjera në përputhje me zotimet dhe Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore 2020 – 2024.

Në këtë mandat katër vjeçar Carovska do të ketë për obligim që të punojë edhe në avancimin e kërkimeve e aktiviteteve shkencore.

  • Në bashkëpunim me Qeverinë të formohet Sektor për kërkime shkencore në kuadër të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim teknologjik.
  • Nga buxheti i Sektorit do të financohen projekte kërkimore shkencore nacionale që do ti përforcojnë kapacitet e universiteteve dhe instituteve shkencore me vendosjen në funksion të pajisjes së vazhdueshme kërkimore shkencore
  • Të realizoni sistem me të cilin më lehtë do të mbahen studentët më të mirë të diplomuar që të punojnë në kërkimet shkencore dhe veprimtarit e arsimit të lartë në universitete dhe institucionet shkencore, me anë të procedurave të shpejta të miratimit dhe punësimit dhe bursa për studimet e tyre të doktoraturës. Kuadri më kualitativ të ngelet dhe ti edukoj të rinjtë në shtet;
  • Të mbështesë rritjen e aftësisë konkurruese të universiteteve dhe të mundësojë bashkëpunimin e tyre me universitete prestigjioze të huaja;
  • Të mbështesni rritjen e konkurrencës në universitete dhe të mundësohet bashkëpunim i tyre me universitete prestigjioze të huaja;

Ndërkohë, Zaev pret nga Carovska, si ministre e Arsimit dhe Shkencës:

  • Të jeni gardiani i parë i Kushtetutës dhe ligjeve dhe të siguroni që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të përmbush të gjitha detyrimet ligjore, që të gjithë bartësit e funksioneve publike dhe zyrtarët që punojnë nën juridiksionin tuaj të jenë njësoj të përgjegjshëm ndaj ligjit dhe Kushtetutës dhe se Kushtetuta dhe ligjet do të zbatohen njëjtë për të gjithë;
  • Të jeni shembull i qeverisjes së mirë dhe të siguroni që zyrtarët publik dhe zyrtarët që punojnë nën juridiksionin tuaj t’u përmbahen standardeve më të larta të qeverisjes së përgjegjshme dhe etike;
  • Të siguroni që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të përgjigjet në kohë, në mënyrë të drejtë, efikase dhe efektive të zgjidh çështjet dhe procedurat e qytetarëve dhe personave juridik, duke justifikuar dhe fituar besimin e qytetarëve dhe të opinionit publik;
  • Të vazhdoni zbatimin dhe përmirësimin e politikave të transparencës dhe llogaridhënies;
  • Të jeni të hapur dhe gjithëpërfshirës ndaj qytetarëve, publikut profesional, shoqërisë civile dhe opozitës në krijimin dhe zbatimin e politikave publike në mënyrë që të siguroni politika cilësore të bazuara në prova dhe konsensus të shoqërisë;
  • Të siguroni që burimet shtetërore të mos përdoren për qëllime partiake dhe zgjedhore dhe që zyrtarët administrativ dhe punonjësit e sektorit publik të mos jenë subjekt i ndikimit partiak;
  • Të promovoni barazinë gjinore dhe përfaqësimin e drejtë dhe të keni parasysh karakterin multietnik të vendit

Kryeministri, Zoran Zaev, të enjten e kaluar në mënyrë ceremoniale ua ndau detyrat gjithë ministrive, në formë të letrave mandatare, të cilat duhet t’i realizojnë gjatë mandatit katër vjeçar. Ditëve në vijim pritet që edhe ministrat e tjerë të publiokojnë detyrat që duhet të realizojnë gjatë mandatit katër vjeçar.

Letra e plotë mandatare që Zaev i dorëzoi ministres së Arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button