Mariçiq-Zdravev: Këshilli Gjyqësor është institucioni kyç për pastrimin e gjyqësorit

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot është takuar me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, njofton Portalb.mk.

Në takim është diskutuar rreth zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, por edhe për rolin e Këshillit Gjyqësor në pikëpamjen e hapjes së Kapitullit 23 dhe plotësimin e standardeve evropiane për gjyqësor të pavarur dhe efikas.

“Në fokus të takimit të sotëm ishte tema për forcimin e përgjegjësisë së gjykatësve. Ministri Mariçiq ka theksuar se Këshilli Gjyqësor është institucioni kyç i cili duhet ta zbatojë pastrimin objektiv dhe të paanshëm të gjyqësorit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Mariçiq ka theksuar se së shpejti pritet që të fillojë edhe monitoringu i BE-së për rastet gjyqësor të korrupsionit të lartë, por edhe se do të jetë aleat dhe mbështetës për përforcimin kadrovik të gjykatave me bashkëpunëtorë profesional”, kumtuan nga Ministria e Drejtësisë.

Mariçiq ka theksuar se edhe pse situata me KOVID-19 e ka penguar Ministrinë e Drejtësisë të kryejë mbikëqyrje të funksionalitetit të AKMIS-it në gjykata, megjithatë mbikëqyrjet do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button