Vrasje makabre e një gazetari në Meksikë

Gazetari i gazetës meksikane “El Mundo”, Julio Valdivia në mënyrë barbare është vrarë në shtetin federal meksikan Veracruz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trupi i pajetë i gazetarit me kokë të prerë është gjetur në një hekurudhë në vendin Motzorongo në qytetin Cordobi.

Stafi udhëheqës i gazetës së përditshme lokale njoftoi se është i trishtuar nga vrasja makabre e gazetarit dhe i bënë thirrje institucioneve kompetente që të kapin dhe të hetojnë kryerësit e vrasjes.

Valdivia është gazetari i gjashtë që këtë vit është vrarë në Meksikë, ndërsa ka raportuar për situatën në periferi të shtetit meksikan Oaxaca në të cilën në mënyrë aktive janë disa kartelë kriminel.

Gazetari dhe drejtori i portalit “PM Noticias Guerrero”, Pablo Morrugares u vra në një restorant në Guerrero teksa darkonte me një polic i cili më parë ishte caktuar ta shoqëronte. Ai gjithashtu raportoi për aktivitetet e karteleve kriminale në Meksikë.

Publiku akuzon autoritetet meksikane për hetime të pamjaftueshme për kërcënimet dhe vrasjet e gazetarëve në këtë vend. Më shumë se 140 gazetarë janë vrarë në Meksikë në dy dekadat e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button