Këshilli Organizativ paralajmëroi protesta të reja në Shkup kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës

Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës në Shkup, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se do të vazhdojnë protestat e tyre. Ata paralajmëruar protestën e radhës në fund të kësaj jave, njofton Portalb.mk.

“Me anë të kësaj komunikate dëshirojmë të njoftojmë opinionin në Shkup se protestat në Shkup  kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike do të vazhdojnë. Protesta e radhës do të mbahet ditën e premte, 11.09.2020, në ora 18:00. Mënyra e protestimit kësaj radhe do bëhet nëpërmjet marshimit. Do të ketë dy vendtubime prej nga do nisen qytetarët, njëri në Çairçane Jahja Pashë, ndërsa tjetri në Parkun Grua përballë parlamentit të RMV. Do të marshohet në drejtim të Qeverisë,  para KRRE dhe do përfundojë para Parlamentit të RMV. Kërkesat ngelin të njëjta: anulim të vendimit të fundit të KRRE për shtrenjtim të rrymës për 7.4 % dhe ulje të çmimit të rrymës për 33%. Përveç kësaj, nga Qeveria kërkojmë ulje të TVSH për rrymën elektrike nga 18% ne 5%, si dhe kërkesa tjera”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button