fbpx

Në protestën e djeshme të VMRO-DPMNE-së në Shkup është sulmuar ekipi i Al Xhezirës, SHGM dhe SPGPM e dënojnë rastin

Gazetarja Millka Smilevska dhe gazetari Jorde Angelloviq në protestën e djeshme që e ka organizuar VMRO-DPMNE janë sulmuar dhe janë penguar që t’i kryejnë detyrat e tyre profesionale. Derisa kanë incizuar deklaratë për protestën me një bashkëfolës, sulmuesi fillimisht e ka pyetur gazetaren Smilevska nëse janë nga Al Xhezira, pas së cilës ia ka shtyrë mikrofonin, transmeton Portalb.mk.

“Policia e ka arrestuar dhe do t’i dorëzojë padi. Unë nuk do ta padis”, shkruajti gazetarja, Millka Smilevska në profilin e saj në Facebook.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik (SPGPM) e kanë dënuar sulmin ndaj ekipit të Al Xhezirës për të cilën ka edhe incizime të qasshme publike.

“Marrëdhënia e këtillë e gazetarëve të cilët janë në detyrë pune në terren është e papranueshme dhe është e nevojshme që të dënohet ashpër nga ana e MPB-së pasi që dhuna ndaj gazetarëve nuk është e lejueshme në vendet demokratike. Nëse incidentet e këtilla tolerohen, në të ardhmen do të ketë rrezik që të inkurajohet dhuna më serioze ndaj gazetarëve, a me atë plotësisht të rrezikohet siguria e tyre, e drejta e shprehjes së lirë, por edhe e drejta e informimit të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e përbashkët të SHGM-së dhe SPGPM-së.

Nga VMRO-DPMNE, si organizatorë të protestës, dolën me kumtesë, me të cilën thuhet se e dënojnë çdo lloj të dhunës dhe pengesës së punës ndaj gazetarëve. Ata i ftojmë organet kompetente që ta zbardhin ngjarjen nga protesta e djeshme.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close