Rama: Synojmë 74 mandate në 2021

Socialistët do të hyjnë në garën e 25 Prillit me objektivin për mbajtur të njëjtin numër mandatesh me atë që morën në 2017, transmeton Klan.

Në takimin e parë të zhvilluar me drejtuesit politikë të qarqeve pas riformatimit të bërë, një prej të cilëve është dhe ai vetë që drejton qarkun e Durrësit, Kryeministri ju ka kërkuar të punojnë për të marrë 74 mandate deputetësh.

Për drejtuesit e Partisë Socialiste, objektivi është i arritshëm, pavarësisht se vetë Kryeministri Rama tha në mbledhjen e grupit parlamentar se nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, Partia Socialiste nuk do të merrte dot të njëjtat vota si në 2017.

“Ndoshta dhe më shumë se sa numri që i referuat ju”.

Kryeministri mësohet të ketë kërkuar edhe raportime të detajuara nga drejtuesit politikë për problemet në qarqet e tyre, në mënyrë që kjo periudhë deri në zgjedhje, të shfrytëzohet për zgjidhjen e tyre.

Në përgatitjen për përballjen elektorale të 25 Prillit, socialistët nisin të enjten edhe garën për riformatimin e FRESSH-it, e më pas edhe të Forumit të Gruas.

“Startojmë nesër edhe organizmin e rinisë në kuadër të Fresh-voice”.

Për Asamblenë, që duhet të ishte mbledhur që në muajin Mars, socialistët po diskutojnë ta mbledhin në fund të Shtatorit në një format online, për shkak të pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button