Qeveria vendosi zvogëlojë për shtatë herë taksat gjyqësore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e tretë vendosi për të zvogëluar taksat gjyqësore për personat fizikë, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të seancës së tretë, Qeveria vendosi të propozojë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksat gjyqësore, me çka taksa maksimale gjyqësore për personat fizikë do të zvogëlohet për shtatë herë”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se kjo taksë deri më tani për personat fizikë ka qenë 48 mijë denarë, ndërsa tani kufizohet deri në 6 mijë denarë.

LEXO: RMV, Qeveria në seancën e tretë miratoi propozimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse

Në këtë seancë, gjithashtu Qeveria vendosi të miraton disa propozime të Komisionit për sëmundje ngjitëse, si kthimi në punë i të sëmurëve kronik. Qeveria sqaroi se do të lirohen nga puna vetëm të sëmurët kronik tek të cilët ka përkeqësim të gjendjes dhe kanë sëmundje malinje, pasi të marrin vërtetim nga specialisti.

Qeveria miratoi propozimin për gratë shtatzëna dhe propozimin që qytetarët e Kosovës të kenë test PCR gjatë hyrjes në kufirin tokësor edhe gjatë kalimit transit nëpër Maqedoninë e Veriut. Rezultati negativ i testit duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button