Masat anti-covid për të hyrë në Itali, karantinë për ata që kanë kaluar nëpër Maqedoninë e Veriut

Me vendim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të datës 7 shtator 2020 masat në fuqi për parandalimin e infeksionit në të gjithë territorin italian, lejohet bashkimi për çiftet ndërkombëtare, edhe jo bashkëjetuese, nëse ekziston një marrëdhënie afektive e provuar dhe e qëndrueshme, arsye për të cilën shtetasit shqiptarë që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme afektive me një shtetas/e italian/e (ose shqiptar/e me vendbanim në Itali) do të mund të hyjnë në Itali për t’u bashkuar me ta, transmeton OraNews.

Po ashtu, hiqet ndalimi i hyrjes apo kalimit tranzit në territorin italian për personelin e policisë së Shtetit.

Këshilli i Ministrave ka vendosur, më datë 29 korrik 2020, shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin kombëtar deri më datë 15 tetor 2020, për shkak të rrezikut shëndetësor lidhur me patologjitë që rrjedhin nga agjentë viralë të transmetueshëm, duke iu referuar veçanërisht COVID-19.

Duhet gjithashtu të plotësohet një vetëdeklarim në të cilin të paraqitet arsyeja e kthimit në Itali. Mund të udhëtohet deri në vendmbërritjen përfundimtare vetëm me mjet privat (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa dalë nga zonat e dedikuara të këtij të fundit).

Janë parashikuar disa përjashtime nga detyrimi për t’u karantinuar, me kushtin që të mos shfaqen shenja të COVID-19 dhe që shtetasi të mos ketë qëndruar apo kaluar tranzit në: Bullgari, Kosovë, Mal të Zi, Serbi,Rumani, Armeni, Bahrein, Bangladesh, Bosnjë dhe Hercegovinë, Brazil, Kili, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama, Peru, Republikë Dominikane në 14 ditët para datës së hyrjes në Itali për:

1. këdo që hyn në Itali për një periudhë kohore jo më të gjatë se 120 orë për nevoja të provuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë absolute, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar dhe për t’iu nënshtruarmbikëqyrjes shëndetësore;

2. këdo që përshkon tranzit, me mjet privat, territorin italian për një periudhë kohore jo më të gjatë se 36 orë, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar e për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;
3. shtetasit dhe ata me banim të rregullt në San Marino dhe Shtetin e Vatikanit, në SHTETET e BE-së(përveç Kroacisë, Greqisë, Maltës, Spanjës, Rumanisë dhe Bullgarisë), në shtetet që bëjnë pjesë në hapësirën SHENGEN, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, Andora, Principata e Monako-s, Australi, Kanada, Gjeorgji, Japoni, Zelandë e Re, Ruanda, Republika e Koresë, Tajlandë, Uruguaj, të cilët hyjnë në Itali për arsye të provuara pune;

4. personel shëndetësor i cili hyn në Itali për të ushtruar profesionin e tij, përfshirë ushtrimin e përkohshëm të profesionit të parashikuar nga neni 13 i Ligjit nr. 18, datë 17 mars 2020;

5. punonjës ndërkufitarë në hyrje dhe në dalje nga territori italian për arsye pune të provuara dhe që kthehen në banesën, vendqëndrimin apo vendbanimin e tyre;

6. personel i shoqërive dhe subjekteve me seli ligjore apo dytësore në Itali që udhëton jashtë Italisë për arsye të provuara pune për një afat kohor jo më të gjatë se 120 orë;

7. funksionarë dhe agjentë, gjithsesi të përcaktuar, të Bashkimit Evropian apo të organizatave ndërkombëtare, diplomatë, personel administrativ dhe teknik i misioneve diplomatike, funksionarë dhe nënpunës konsullorë, personel ushtarak në ushtrim të detyrave të tyre;

8. nxënës dhe studentë të cilët ndjekin studimet në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin banojnë apo kanë vendbanimin, në të cilin kthehen çdo ditë apo të paktën një herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button