Turi i dytë eliminator në Europa League do të sfidojë gjashtë klubet shqiptare

Turi i dytë eliminator i Europa Leagues do të flasë shqip, pasi në të do të garojnë plot 6 skuadra shqiptare, tre prej të cilave nga Kategoria Superiore (Kukësi, Teuta dhe Laçi) dhe tre të tjera nga Kosova e Maqedonia e Veriut (Drita, Shkëndija dhe Renova), transmeton SS.

Shorti do të sjellë në Shqipëri skuadra me emër në Europë, si Granada e Wolfsburg, që do të përballen konkretisht me Teutën e Kukësin, ndërsa Laçi do të presë izraelitët e Hapoel Beer Sheva-s.

Renova është skuadra që përfaqëson Xhepçishtin, një lokalitet shqiptar pranë Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe në këtë tur do të presë kroatët e Hajdukut të Splitit, me sfidën që pritet të zhvillohet në Shkup.

Nga ana tjetër, Shkëndija e Tetovës do të udhëtojë drejt Rumanisë për t’u përballur me skuadrën e Botosanit, një kundërshtar ndaj të cilit ka shanse reale për t’u kualifikuar në turin e tretë eliminator.

Ekipi nga Kosova, Drita e Gjilanit do të përballet me ekipin e Maqedonisë së Veriut, Sileksin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button