Zaevi i premtoi Varhejlit reforma thelbësore në Maqedoninë e Veriut dhe vazhdim të eurointegrimeve

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut gjatë komunikimit virtual me komisionarin evropian për zgjerim në Komisionin Evropian, Oliver Varheji, premtoi se në Maqedoninë Veriut ka filluar seria e reformave thelbësore, transmeton Portalb.mk.

“Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev sot me kërkesë të eurokomisioneri për fqinjësisë dhe zgjerimit në Komisionin Evropian, Oliver Varhejl, ka pasur takim pune përmes video konferencës. Në takim u diskutua për përgatitjen e planit për investime ekonomike në Ballkanin Perëndimor, politikën e fqinjësisë së mirë, si dhe për mundësinë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”, raportojnë nga Qeveria e RMV-së. Dje në Varhejl sqaroi se “javët në vazhdim, është një plan i madh investimi ekonomik për të gjithë rajonin“.

Qeveria gjithashtu raportoi se Varhejl ka paralajmëruar rreth 9 miliardë euro investime në Ballkanin Perëndimor.

“Reformat në sistemin e sigurisë, administratës publike dhe gjyqësorit janë në fokusin e Qeverisë së re”, deklaroi Zaev, duke theksuar se hapja e dialogut është njëkohësisht prioritet strategjik.

Ndryshe, Varhejl dje në Forumin e Ballkanit Perëndimor e vlerësoi Ballkanin Perëndimor si zemrën e Evropës, për të cilën po punohet vazhdimisht në procesin eurointegrues. Rajonin gjithashtu e vlerësoi si faktor stabiliteti për sigurinë evropiane.

Eurokomisioneri hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë i vlerësoi si vendime të duhura, duke paralajmëruar që deri në dhjetor mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

LEXO: Varhejli: Përpiqemi ta bëjmë konferencën e parë ndërqeveritare këtë dhjetor me RMV-në dhe Shqipërinë
LEXO: RMV, anëtarësia në Bashkimin Evropian: Negociata pa negociata
LEXO: Zaev mbajti brifing me euroambasadorët: Kemi plan të hapim 80% të kapitujve deri në vitin 2024
LEXO: Zhbogar-Dimitrov: Qeveria e re do të vazhdojë agjendën evropiane
LEXO: KE: Qeveria e re të përshpejtojë reformat në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button