Shqipëri, vazhdon rritja e rasteve me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 151 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe 1 person ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që i referohet Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur gjithsej në 10.704 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në 322.

Gjatë orëve të fundit 45 pacientë janë shëruar, duke e rritur numrin e të shëruarve në 6.284 dhe raste aktive aktualisht janë 4.098.

Ndërkohë në spitalet në Tiranë po trajtohen 192 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 70.410 testime për personat e dyshuar me koronavirus dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë testimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button