BE arriti marrëveshje për blerjen e 200 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19

Bashkimi Evropian (BE) ka arritur marrëveshje për blerjen e 200 milionë dozave të vaksinës potenciale të zhvilluar nga kompania farmaceutike BioNTech-Pfizer kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian njoftoi se kanë përfunduar bisedimet eksploruese për blerjen e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania bioteknologjike gjermane BioNTech.

Pasi vaksina e zhvilluar të provojë se është e sigurtë dhe efektive kundër COVID-19 në emër të vendeve anëtare të BE-së do të blihen 200 milionë doza. Në marrëveshjen që do të bëhet do të përfshihet edhe alternativa për blerjen e 100 milionë dozave shtesë.

BE-ja deri më tani ka përfunduar bisedime të ngjashme për blerjen e vaksinës edhe me kompanitë Sanofi-GSK, Johnson & Johnson, CureVac, Moderna thuhet në deklaratën në të cilën vihet theksi se kompaninë AstraZeneca është nënshkruar marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button