Kosovë, 6 të vdekur dhe 76 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 6 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 574 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 76 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 14.377.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 589 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 55.513 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 144 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 10.926 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.877.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button