“Sfido shokun në leximin e një libri”, 9 të rinj rekomanduan librat e tyre të preferuar (VIDEO)

Sfida me titullin “Sfido shokun në leximin e një libri e hapur nga Portalb disa javë më parë, përfundon sot. Të rinjtë na sollën mesazhe dhe libra nga më të ndryshmet përmes kësaj sfide, ndërsa nga ana tjetër na bënë të kuptojmë se leximi i librave ende ka rëndësi për të rinjtë, njofton Portalb.mk.

Librat të cilat u sugjeruan nga të rinjtë përmes kësaj sfide ishin: “Bija e Mallkuar” nga autori Emile Rishëburg, “Gjuetari i Balonave” nga autori Khaled Hossein, “Portreti i Dorian Greit” nga autori Oscar Wilde, “Një Mijë Diej Vezullues” nga autori Khaled Hossein, “Tri Bijat e Evës” nga autorja Elif Shafak, “Shihemi në Majë” nga autori Kosta Petrov, “Alkimisti” nga autori Paulo Cuelho, “The Handmaid’s Tale” apo ndryshe “Rrëfenja e Shërbëtores” nga autorja Margaret Twood dhe “Lidershipi” nga autori Brian Tracy. Ndërkaq, në këtë sfidë morën pjesë 9 të rinj.

Ndiqeni videon më poshtë për të parë rekomandimet e të gjitha librave.

Shpresojmë që edhe pas përfundimit të sfidës nominimet  të vazhdojnë dhe të rinjtë të lexojnë çdo ditë e më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button